Emrat e rrugëve në Tetovë “në pritje” – ndryshimet shtyhen sërish për pas zgjedhjeve!

Procesi për ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë është pezulluar sërish, kësaj here për shkak të zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen në muajt e ardhshëm. Kryetari i Komisionit për Ndryshimin e Emrave të Rrugëve, Argjend Veliu, konfirmoi se aktivitetet do të ndërpriten përkohësisht për shkak të kufizimeve ligjore që ndalojnë veprime të tilla gjatë periudhës zgjedhore.

Sipas Veliut, nga gjithsej 1850 propozime të dorëzuara nga qytetarët dhe organizatat, 717 janë eliminuar për shkak të përsëritjes, duke lënë për shqyrtim 1136 propozime të vlefshme.

“Puna e Komisionit është ndalur përkohësisht për shkak të procesit zgjedhor dhe do të rifillojë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, në përputhje me ligjin”, tha Veliu.

Ndryshimi i emrave të rrugëve është një proces që ka nxitur debate të gjata në Tetovë, me kritika për vonesat e shumta dhe mungesën e transparencës. Me këtë shtyrje të re, qytetarët do të duhet të presin edhe disa muaj për të parë nëse do të ketë ndryshime konkrete në hartën rrugore të qytetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Zulhajrat Demiri nga Gradeci dhe Senakosi: Mjaft më stagnim në Vrapçisht

Kandidati për kryetar komune të Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, mbrëmë ka qëndruar në fshatin Gradec dhe në dy lokacione në Senakos, ku nga afër ka...

Top-dhjetëshet, kandidatët më të votuar të partive politike

Janë numëruar mbi 25 për qind të votave për kandidatët për deputetë nga zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, sipas të dhënave të fundit të...

Anthony Joshua i përfshirë në aksident të rëndë në Nigeri — dy persona vdesin, ai i shëruar dhe në gjendje të qëndrueshme

LAGOS - Boksieri britanik me prejardhje nigeriane Anthony Joshua ka mbetur i lënduar lehtë pas një aksidenti fatal me makinë në Nigeri, ku dy...

Rami Mislimi: Tetova po çlirohet – urime kryetar, faleminderit kryeminisitër Mickovski!

Rami Mislimi Çdo investim duhet mbështetur dhe përshëndetur. Çdo rrugë që hapet, çdo shkollë apo çerdhe që ndërtohet për të mirën e qytetarëve, meriton të...

Avni Qahili emërohet drejtor i parë shqiptar i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Maqedoninë e Veriut

Avni Qahili është emëruar drejtor i Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, duke u bërë shqiptari i parë që merr...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu