Basha: Absurde që partitë që votuan Gjykatën Speciale e “Zajednicën” të mos votojnë komisionin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka deklaruar se janë në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e votimit të fshehtë, pasi partitë e tjera e kanë dërguar si lëndë për shqyrtim.

Ai pas dështimit të tentativës së 22-të për konstitutim të Kuvendit tha se është absurde që partitë që kishin votuar për themelim të Gjykatës Speciale dhe pro “Zadejnicës”, të mos votojnë një komision.

“Është e paarsyeshme dhe absurde të mbahet shteti pezull për shkak se s’duan të votojnë një komisioni zgjedhor partitë politike që kanë votuar Gjykatën Speciale dhe ‘Zajednicën’. Iu ka dalë në rrugë komisioni zgjedhor dhe Albulena”, është shprehur deputeti i VV-së para mediave.

Basha ka deklaruar se Vetëvendosje i ka ofruar alternativat për dalje nga ngërçi politik, derisa akuzoi kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, se “është hidhëruar”.

“Oferta për LDK-në ka qenë e sinqertë. Kemi mundur të japim rrugë. Deri në klasë tretë arsyetohet hidhërimi, pas asaj, edhe lideri partiak duhet të dalë mbi veten. Sidomos kur një parti që thirret se është institucionaliste. Është ajo që e bllokon institucionin pasi lideri është hidhëruar”, tha ai.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu