LSDM: Kompania pa asnjë ditë përvojë, ka fituar tender 4 milionë euro nga MPB

Partia maqedonase në opozitë LSDM, në një kumtesë për media thotë se ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski është kapur i gjallë në një skemë masive korrupsioni.

Nga LSDM thonë se “pasi pranoi publikisht dje se MPB i dha tender me vlerë 4 milionë euro një kompanie të themeluar vetëm 20 ditë para se të shpallej tenderi, ai u fsheh dhe nuk iu përgjigj pyetjeve kyçe që i kanë bërë”.

“Në vend që të fshihesh dhe të paraqitesh si luftëtar për drejtësi, dil dhe reago menjëherë. Si është e mundur që një kompani që nuk ekzistonte më parë të përmbushë të gjitha kërkesat dhe të paraqesë mostra cilësore? Kush ia tha kushtet paraprakisht? Kush e përgatiti atë për të marrë pjesë dhe për të fituar? Ku janë ato mostra që ajo dorëzoi, kur kompania as nuk ekzistonte?”.

“Toshkovski thotë se u udhëhoq nga “cilësia” e ofertës. Si e përcaktoni cilësinë në një kompani pa përvojë, kapacitet dhe histori operative? Apo cilësia është vetëm lidhje dhe komisione cilësore për Toshkovskin dhe VMRO-DPMNE-në? LSDM kërkon një procedurë urgjente nga Prokuroria Publike, marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në tender, hetimin e veprave të mundshme penale: keqpërdorim të detyrës zyrtare, manipulim të tenderëve dhe pastrim parash, si dhe anulimin e të gjithë tenderit”, thonë nga LSDM.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Të dielën në Gajre të Tetovës zbulohet busti i Heroit Kombëtar Rafi Halili

Nesër, më 3 gusht 2025 (e diel), në ora 16:30 në fshatin Gajre të Tetovës, në Sheshin e Lapidarëve, do të mbahet ceremonia solemne...

Azem Sadiki shpall kandidaturën e pavarur për një mandat të ri në Komunën e Studeniçanit

Kryetari aktual i Komunës së Studeniçanit, Azem Sadiki, ka shpallur zyrtarisht rikandidimin e tij si kandidat i pavarur për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një...

Ilirjan Fetahu kandidon për kryetar të Komunës së Dibrës nga radhët e Frontit Evropian

DIBËR – Ilirjan Fetahu ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për kryetar të Komunës së Dibrës, duke hyrë në garën zgjedhore nën siglën e Frontit Evropian....

Mjeku specialist urolog, Arsim Dalipi, kandidon për Kryetar të Komunës së Strugës

Strugë - Mjeku i njohur dhe aktivisti i angazhuar qytetar, Specialist-Urologu, Arsim Dalipi ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për Kryetar të Komunës së Strugës. Ai...

Aktori Hasim Sopi “thumbon” kryetarin e Komunës së Tetovës me një status ironik

Tetovë – Aktori i njohur nga Tetova, Hasim Sopi, ka publikuar një status ironik në rrjetet sociale që është interpretuar si goditje e drejtpërdrejtë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu