Skandal në M-NAV: Buxheti dëmtohet për 1.5 milionë denarë – në ndjekje penale ish-drejtori dhe shefja e prokurimeve

Buxheti i M-NAV-it i dëmtuar për gati 1.5 milionë denarë: Kallëzim penal ndaj ish-drejtorit dhe shefes së prokurimeve publike

Personi i parë i kallëzuar, V.K., e ka keqpërdorur pozitën dhe autorizimet zyrtare duke bashkuar dy prokurime publike krejtësisht të ndryshme dhe të papajtueshme në një të vetme — konkretisht, një prokurim për zhvillimin e një zgjidhjeje të plotë operative për menaxhimin e dokumenteve (zgjidhje softuerike) me një prokurim tjetër për arkivimin fizik dhe elektronik të dokumenteve.

Administrata për Policinë Financiare ka paraqitur kallëzime penale në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër ish-drejtorit ekzekutiv të M-NAV SHA Shkup, për shkak të bashkimit të dy prokurimeve të papajtueshme publike në një të vetme, si dhe kundër B.A., në cilësinë e ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së sektorit për prokurime publike, për dyshime se ka dështuar të kryejë mbikëqyrjen e nevojshme. Me këtë veprim, të kallëzuarit e kanë dëmtuar buxhetin e M-NAV SHA Shkup për shumën prej 1.493.433 denarë.

– Administrata për Policinë Financiare ka paraqitur kallëzim penal kundër V.K., në cilësinë e ish-drejtorit ekzekutiv të Sektorit për Teknikë të Aviacionit në Shoqërinë Aksionare në pronësi shtetërore për ofrimin e shërbimeve të navigimit ajror – M-NAV SHA Shkup, për bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”, neni 353 paragrafi 2 i Kodit Penal, si dhe kundër B.A., në cilësinë e ushtrueses së detyrës së udhëheqëses së sektorit për prokurime publike në të njëjtën shoqëri aksionare, për bazë dyshimi për kryerjen e veprës penale “Punë e pandërgjegjshme në shërbim”, neni 353-v paragrafi 2 i Kodit Penal, thonë nga Administrata për Policinë Financiare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

14 aeroplanë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania mbërrijnë në Izrael me pajisje ushtarake

Katërmbëdhjetë aeroplanë ushtarakë mallrash nga SHBA-ja dhe Gjermania, të ngarkuar me pajisje dhe furnizime për të mbështetur ushtrinë, kanë mbërritur në Izrael mes konfliktit...

Eksluzive: BDI arrin marrëveshje me dy krahët e ASh-së, nga 3 komuna për Selën dhe Taravarin

Pas një takimi të zhvilluar ndërmjet kreut të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe dy grupimeve të ndara të Aleancës për Shqiptarët,...

Skender Rexhepi-Zejd: Fronti për Europë do të jetë fitues apsolut i të gjitha komunave

Kryetari i partitë Populli, Skender Rexhepi ka theksuar se Fronti për Europë në zgjedhjet e Tetorit do të jetë fitues apsolut i zgjedhjeve pasi...

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu