“Identiteti i gdhendur”! Nxënësit e Tetovës me sfilatë mode në Ulqin

Në kalanë së Ulqinit, nxënësit e shkollës së mesme profesionale të tekstilit nga Tetova prezantuan sfilatën “Identiteti i gdhendur”, e para që u paraqit jashtë vendit, me veshje të punuara me dorë nga vetë ata. Secili përfaqësonte një figurë apo ngjarje të rëndësishme historike.

“U paraqita me veshjen e Fan Nolit, rilindësit, ku në pjesën e veshjes kemi punuar me materiale bas. Në punimet e veshjeve kemi përdorur qëndisje, teknikat e stampimit të fotografive si dhe ngjyrosje.”

“Unë jam paraqitur me veshjen e Gjergj Fishtës, e cila tregon se pa marrë parasysh të krishterë apo myslimanë, ne jemi të gjithë shqiptarë. Kemi bërë portrete me vizatime të thjeshta, qëndisje, ngjyrosje.”

“Unë jam paraqitur me rilindësin Konstantin Kristoforidhi. Procedura zgjati deri një javë.”

“Sot u paraqita me alfabetin e parë shqip, konkretisht me Naum Veqilharxhin, që quhet Avetar dhe kemi bërë stampimin e shkronjave të vjetra, nuk ka qenë shumë e vështirë për ne që e punojmë këtë punë, diku 3-4 muaj.”

Ishin rreth 15 nxënës të viteve të treta dhe katërta, që me punën e tyre, bënë krenarë edhe profesorët që i mbështesin në sfilatën e ndarë në dy pjesë.

“Pjesa e parë është rilindësit tanë shqiptarë dhe pjesa e dytë është pjesa tradicionale që i bashkon të gjithë trojet shqiptare, domethënë tradicionalja e modernizuar”, tha Hyrije Alili.

“Me frymëzim dhe kreativitet kanë sjellë ne jetë figura të ndërtuara të rilindjes shqiptare përmes veshjeve artistike, secili element, secili detaj është një homazh për idealin qëndresën dhe vizioni e rilindësve tanë”, tha Xhemsie Xhelili.
E drejtori i shkollës e cilësoi sfilatën si një projekt edukativ, kulturor dhe artistik me misionin për ta prezantuar shkollën “Gjoce Stojçeski” përtej kufijve.

“Shqiptarët, pos qyteteve bregdetare në Shqipëri që i vizitojnë ne kemi menduar që të bëhet edhe një përkrahje për qytetin e Ulqinit, edhe kalaja e Ulqinit, dhe përshtatja e terrenit të cilin ne e kemi analizuar me profesorët që duhet ta përgatisin sfilatën dhe ramë në përfundim që kalaja e Ulqinit është shumë e kapshme që të mbahet sfilata”, deklaroi Muzafer Livoreka.

Projekti u mbështet edhe nga Komuna e Tetovës, ndërsa drejtori i sektorit për arsim, Nazmi Dauti u shpreh se nuk do të përfundojnë këtu përpjekjet për të ndihmuar shkollat me aktivitete të tilla.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

Nis menjëherë lufta mes Mamdanit dhe Donald Trump, kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut bën gati 200 avokatë kundër Presidentit amerikan

Në një intervistë për The New York Times, Mamdani tha se po punon për ngritjen e një strukture të gjerë ligjore me rreth 200...

Rritje alarmante prej 116% e tentim vrasjeve gjatë vitit 2024, Shkupi kryeson listën e krimeve

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar rritje alarmante prej 116% në veprat penale “tentativë vrasjeje”, shumica me armë zjarri dhe të ndodhura në zonën...

Nxënësi model nga Dizhoni – donon 5 mijë euro për shkollën “Imri Elezi”, para që i grumbulloi nga YT

Nxënësi nga Çairi dhuron 5 mijë euro për shkollën e tij “Imri Elezi” Një gjest frymëzues nga një i ri në Çair po bën bujë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu