Arsovska shpërthen ndaj Qeverisë: mjaft më filozofuat, veproni kundër krimit urban në Çair!

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka reaguar ashpër ndaj Ministrisë së Brendshme dhe Qeverisë, duke i akuzuar për mosveprim dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë për rastet e ndërtimit të paligjshëm në komunën e Çairit, përcjell Nistori.

Në një deklaratë publike, Arsovska theksoi se institucionet shtetërore, përfshirë Ministrinë e Brendshme, po vazhdojnë të “filozofojnë”, në vend që të veprojnë konkretisht përballë aktiviteteve kriminale në terren.

Ajo denoncoi se në zonën problematike janë gjetur punëtorë të punësuar drejtpërdrejt nga autorët e ndërtimit të paligjshëm, të cilët paguhen me para në dorë për të mbuluar dëmet e shkaktuara në infrastrukturën publike, përfshirë bulevardin, rrjetin e ujësjellësit, kanalizimet dhe kabllot e tensionit të lartë.

“I bëjmë thirrje Qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme që të ndalojnë së “filozofuari” dhe të fillojnë punën, ka më shumë se mjaftueshëm prova, informacione dhe argumente që mund t’i ndihmojnë në hetim për të ngritur kallëzime penale si detyrë e tyre zyrtare për të siguruar llogaridhënien e autorëve.”, deklaroi Arsovska, duke shtuar se Qyteti i Shkupit ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ka shqiptuar gjobat më të larta të mundshme, ndërsa rasti është raportuar te institucionet kompetente.

Ajo i bëri thirrje Komunës së Çairit dhe Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit që të ndërhyjnë menjëherë për të rrënuar ndërtimet pa leje dhe për të rikthyer zonën në gjendjen e mëparshme.

Në përfundim, kryetarja kërkoi nga Ministria e Brendshme që të identifikojë autorët dhe të nisë procedura penale: “Ka më shumë se mjaft prova dhe argumente për të vepruar. Mjaft më me filozofime – është koha për përgjegjësi dhe veprim.”

E para e Shkupit Danella Arsovska, ditë më parë ishte në terren në rolin e inspektores për të kontrolluar ndërtimet pa leje në Çair. Akuzoi kreun e Komunës Visar Ganiun, dhe këshilltarët e Shkupit nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it se ata janë fajtorë për situatën e krijuar me Higjienën Komunale dhe transportin publik në Shkup. /Nistori/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu