Maqedonci thotë se Javelinët shumë shpejt do të jenë në inventarin e FSK-së

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një intervistë ka deklaruar se janë në fazën e fundit të pagesës për sistemet anti-tank Javeline dhe se shpejt pritet të jenë në sirtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me rritjen e buxhetit, është rritur edhe sasia e armatimit në sirtarin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kësisoj janë blerë edhe sistemet raketore anti-tank “Javeline” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tregon për tëvë1 se janë në fazën e pagesës së këstit të fundit për këtë sistem armatimi.

“Sistem jashtëzakonisht i rëndësishëm për ushtrinë e Kosovës dhe që do të jetë pjesë e inventarit të ushtrisë së Kosovës besoj shumë shpejt. Përmes kësaj blerje po vazhdojmë të forcojmë pjesën e sistemeve anti-tank në Forcën e Sigurisë së Kosovës duke pasur parasysh faktin se ne nuk jemi pa këto sisteme sepse kemi prokuruar nga Republika e Turqisë por edhe me Republikën Gjermane” , shprehet Maqedonci.

Ai shprehet se me këto dhe armatime tjera të sofistikuara, ushtria e vendit do ta rrisë efikasitetin e saj operacional.

“Sidomos duke pasur parasysh se ky sistem u dëshmua shumë efikas dhe efektiv gjatë luftës në Ukrainë por edhe gjatë luftërave tjera. Ne do ta kemi këtë sistem në njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe me të vërtetë duke pasur një sistem raketor anti-tank si Javeline ne do të mbështesim zhvillimin e operacioneve tona luftarake në të ardhmen në mënyrën më profesionale”, thotë Maqedonci për Tëvë1.

Maqedonci foli edhe për fabrikën e municionit që pritet të bëhet së shpejti, e cila se do të prodhojë për institucionet e sigurisë së vendit.

“Përmes investimit në industrinë ushtarake më saktësisht përmes investimeve të tilla në fabrika si fabrika e municionit ne po kontribuojmë në vetqëndrueshmërinë në aspektin ushtarak për Republikën e Kosovës duke qenë të vetqëndrueshëm ne synojmë që në një periudhë afatgjate të kemi kapacitetet tona të brendshme në rast të rreziqeve, kërcënimeve, por edhe nevojave”, thotë ai.

Buxheti për FSK-në në vitin 2025 është më i larti ndonjëherë, që kap vlerën e 208 milionë eurove.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu