Osmani udhëton për në SHBA, merr pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar zyrtarisht për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me ftesë të Kongresit Amerikan, Osmani ka udhëtuar për të marrë pjesë në ngjarjet e organizuara në kuadër të sesionit pranveror të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që sivjet mbahet në qytetin Dayton në SHBA.

Ky sesion sivjet shënon edhe 30-vjetorin e Marrëveshjes së Paqes së Daytonit për Bosnjën dhe Hercegovinën, prandaj edhe e tërë ngjarja do t’i dedikohet përpjekjeve për paqe e siguri në Ballkanin perëndimor. Në këtë ngjarje të rëndësishme marrin pjesë edhe Presidentë të vendeve të tjera nga rajoni, si dhe përfaqësues të lartë të NATO-s, BE-së e SHBA-ve.

“Në agjendë të Presidentes Osmani janë një sërë aktivitetesh, përfshirë fjalime në darkën kryesore si dhe në panele, e poashtu takime me delegacionet pjesëmarrëse”, thuhet në njoftimin e Preisdencës. /Reporteri.net/.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë” 🤝

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e zgjedhjeve lokale. Me duar të shtrënguara dhe me slloganin...

U zhduk një vit më parë, gruaja gjendet ne Beograd me një burrë

Një grua nga Ferizaj, e raportuar si e zhdukur më 18 qershor 2024, është gjetur pas më shumë se një viti. Fillimisht, bashkëshorti i saj...

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu