Deklaratë nga Presidenti, Arbtrim Qira lidhur me ndeshjen finale dhe në përgjithësi sezonin 2024/25

Deklaratë nga Prsidenti, Arbtrim Qira
Të nderuar tifozë, sportdashës, dhe ndjekës te klubit tonë,

Finalja e Kupës kundër FK Vardar, e luajtur para 2 ditësh, shënoi përfundimin e një sezoni që mbeti shumë larg ambicieve tona. Pas dy titujve kampionë rradhazi, përfundimi i kampionatit në vendin e katërt dhe humbja në finale janë zhgënjyese — për lojtarët, për drejtuesit, dhe mbi të gjitha për tifozët tanë besnikë.

Ne pranojmë përgjegjësinë dhe ndajmë zhgënjimin tuaj. Prisnim më shumë nga ky sezon — dhe nga vetja jonë.

Megjithatë, ndihemi të detyruar të adresojmë valën e komenteve të papërgjegjshme dhe aludimeve cinike që kanë dalë në pah pas finales. Zërat që sugjerojnë se paraqitja e klubit tonë u diktua nga ndikime të jashtme, qëllime të fshehura apo prapavijë të ndryshme nuk janë vetëm tejet fyese, por përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj integritetit të këtij institucioni.

Shkurt dhe qartë:

FC Struga nuk është vegël politike.

Ne nuk ndikohemi nga fushatat, aleancat apo marrëveshjet e prapaskenës.

– Ndërsa për ata që harrojnë — le t’ju kujtojmë:

Vetëm gjashtë vite më parë, FC Struga ishte një emër i ri në Ligën e Parë, që në vete ishte nje sukses i paparë për qytetin e Strugës.

Që atëherë, kemi shkruar një kapitull që pak klube mund ta ëndërrojnë:

Dy herë kampion kombëtar

Dy herë finalistë të Kupës

Ndeshje historike në Europë

Shndërruam një klub të vogël në një fuqi të respektuar në vend dhe më gjerë.

Ky sukses nuk na u dhurua — e arritëm vetë. Me këmbëngulje, me besim dhe me një vullnet të palodhur për t’u ngritur.

Po, ky sezon ishte i dhimbshëm dhe i dështuar për ambiciet tona. Por të vihet në pikëpyetje karakteri ynë ose të harrohet çfarë kemi arritur së bashku nuk është vetëm e padrejtë — është mosmirënjohje.

Çdo tifoz duhet të qëndrojë krenar. Ky klub ka bërë histori — dhe do të vazhdojë të bëjë histori.

Po bëhet e qartë se një cikli mund ti ketë arritur fundi natyrshëm — një cikël që solli arritje historike, por që tani kërkon reflektim.

Në javët në vijim, drejtuesit e klubit do të analizojnë në detaje këtë sezon. Do të bëhen ndryshime — me vendosmëri dhe me një vizion afatgjatë.

Sepse me përfundimin e çdo cikli vjen një fillim i ri. Dhe kapitulli ynë i ardhshëm do të shkruhet me uri të ripërtërirë, energji të reja dhe me të njëjtën ambicie të palëkundur që na solli deri këtu.

Tifozët tanë — ju falënderojmë. Ju jeni zemra e këtij klubi. Ne do të ngrihemi sërish. Më të fortë. Me më shume eksperiencë dhe akoma më të vendosur për ecurinë e këtij klubi

Me respekt,

Arbtrim Qira

President,

FC Struga Trim Lum

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu