Vazhdon “lufta e heronjve” në Facebook – më shumë statuse! Taravari i përgjigjet Fetait: “Rruga e Arbën Xhaferit nuk kalon nga një Qeveri që ende na quan ‘20%’

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i është përgjigjur përmes një statusi në rrjetet sociale, zv.kryeministrit Arben Fetait, i cili një ditë më parë permes një video-porosie, tha se rruga e ASH-së nuk kalon asnjëherë nga Ali Ahmeti.

“Rruga e Ndryshimit nuk kalon përmes kërcënimeve me burgje ndaj shqiptarëve.

Rruga e Ndryshimit nuk ndërtohet duke shitur mandatin e deputetit për poste diplomatike në Arabi.
Rruga e Dinjitetit nuk kalon përmes braktisjes së partisë për një kolltuk ministror.

Ne nuk jemi këtu për interesa personale. Ne jemi këtu për drejtësi, për dinjitet dhe për të vazhduar rrugën që na la Arbën Xhaferi – rrugën e barazisë dhe përfaqësimit të denjë.

Gjithsesi… shihemi në Tetor!”, ka shkruar Taravari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu