Erdogan: Partneriteti Turqi-SHBA është jetik për stabilitet në botë

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka theksuar përpjekjet në rritje të Turqisë për të nxitur paqen dhe stabilitetin në një mjedis global që ndryshon me shpejtësi, duke theksuar veçanërisht marrëdhëniet strategjike midis Ankarasë dhe Washingtonit, raporton Anadolu.

“Partneriteti Turqi-SHBA është jetik për vendosjen e stabilitetit në rajonin tonë dhe në botë. Ne po përpiqemi të krijojmë një platformë konstruktive dialogu dhe të orientuar drejt rezultateve”, tha Erdogan gjatë fluturimit të tij të kthimit në Turqi pas vizitës në Tiranë, ku mori pjesë në samitin e Komunitetit Politik Evropian.

Ai bëri thirrje për një fokus të ripërtërirë në vlerat e përbashkëta dhe shtrirjen strategjike, veçanërisht brenda kornizës së NATO-s.

Erdogan gjithashtu foli për tensionet e gjata në lidhje me bashkëpunimin në mbrojtje dhe sanksioneve, duke theksuar se, “Për sa i përket CAATSA-s, mund të themi se ka një dopbësi. Besoj se do ta tejkalojmë edhe procesin CAATSA shumë shpejt”.

Ndaj Turqisë në vitin 2020 u vendosën sanksione sipas CAATSA-s, respektivisht Aktit kundër Kundërshtarëve të Amerikës, për blerjen e sistemit rus të mbrojtjes raketore S-400.

Presidenti turk këmbënguli se nuk duhet të ketë kufizime në bashkëpunimin e mbrojtjes midis dy kombeve.

“Si dy aleatë të mëdhenj dhe anëtarë të NATO-s, nuk duhet të ketë kufizime apo pengesa mes nesh në fushën e mbrojtjes”, tha ai.

Erdogan përsëriti pritjet e Ankarasë për heqjen e të gjitha pengesave që dëmtojnë aleancën strategjike.

“Pritja jonë më e madhe është të heqim të gjitha pengesat që janë në kundërshtim me frymën e partneritetit strategjik. Çdo hap pozitiv është i vlefshëm. Besoj se më shumë do të pasojnë”, tha ai.

Presidenti turk gjithashtu përshëndeti përparimin e fundit, duke theksuar se “Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar një shitje raketash ajër-ajër në Turqi që tejkalon 300 milionë dollarë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

Një shtetas turk 22-vjeç i vrarë në Çarshinë e Shkupit! I dyshuari është në arrati dhe po kërkohet

Një shtetas turk 22-vjeçar është vrarë me thikë gjatë natës së Vitit të Ri para një objekti gastronomik në Çarshinë e Vjetër të Shkupit....

“Unë jam kryetar i Prishtinës” – Rama: Nuk e synoj drejtimin e LDK-së

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se është i befasuar nga rezultati i Lidhjes Demokratike të Kosovës gjatë zgjedhjeve të parakohshme të 28...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu