Samiti Arab bën thirrje për dërgimin urgjent të ndihmës në Gaza, dënon sulmet izraelite në Siri

Samiti i 34-të i Ligës Arabe ka bërë thirrje për dërgimin “urgjent dhe të papenguar” të ndihmave humanitare në Gaza dhe ka dënuar sulmet e vazhdueshme të Izraelit në Siri, transmeton Anadolu.“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht vendeve me ndikim, të përmbushin përgjegjësitë e tyre morale dhe ligjore duke ushtruar presion për t’i dhënë fund gjakderdhjes dhe për të siguruar dërgimin e papenguar të ndihmës urgjente humanitare në të gjitha zonat e prekura në Gaza”, thuhet në deklaratën përfundimtare të samitit.
Liderët arabë gjithashtu dënuan “sulmet e vazhdueshme izraelite në territorin sirian, shkeljet e sovranitetit të saj dhe përpjekjet për të minuar dhe shkatërruar aftësitë e saj kombëtare.“Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të ushtrojë presion për të ndalur këto sulme dhe për të respektuar sovranitetin e kombeve”, theksuan ata.

Samiti i 34-të i Ligës Arabe filloi në Bagdad, me luftën e Izraelit ndaj Gazës që dominonte bisedimet përveç çështjeve të tjera rajonale. Ky është samiti i katërt i Irakut dhe i pari që nga viti 2012.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Është arrestuar një 26 vjeçar, u kap me 10 kilogram kokainë në fshatin Koliçan të Shkupit (VIDEO)

Në një aksion të koordinuar nga Prokuroria Themelore Publike e Shkupit dhe Ministria e Brendshme, u zbuluan 10 kilogramë kokainë me pastërti të lartë,...

Kosova arrestoi turkun e dyshuar për vrasjen në Çarshinë e Shkupit

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti i saj FAST, kanë identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar i kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së...

Aliu: Po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmë Zvicrës pas tragjedisë në Kran-Montana

Ministri i Shëndetësisë, Azir Ali ka bërë të ditur se po shqyrtohen mundësitë për t’i ofruar ndihmën e nevojshme Zvicrës pas tragjedisë ku humbën...

Biznesmeni Arif Fazliu dhuron shtëpinë e tij në vlerë rreth gjysmë milioni euro për Bashkësinë Islame si vakëf

Biznesmeni Arif Fazliu nga Prizreni i është bashkuar radhës së vakëflënësve, duke dhuruar në emër të Allahut shtëpinë e tij si vakëf për Bashkësinë...

A do të ketë takim Mickoski-Ahmeti? Zgjedhja e Avokatit të Popullit varet nga shumica e Badenterit

Që nga korriku i vitit të kaluar, Maqedonia është pa Avokat të Popullit. Shumica e mundshme për zgjedhjen e të riut pritet të caktohet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu