Maqedoni e Veriut, çfarë po ndodh me lëndën e ligjit për përdorimin e gjuhëve?

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Administrative për shfuqizimin e vendimit të vitit 2023 për zgjedhjen e gjyqtares Kushtetuese Elizabeta Dukovska, ndërsa të hënën do ta shqyrtojnë atë.

Sipas kreut të Kuvendit, Afrim Gashi, është hera e parë që në Kuvend arrin një aktgjykim i tillë, ndërsa puna e parë që do të bëhet të hënën është të dërgohen shkresa në Gjykatën Kushtetuese dhe Këshillin Gjyqësor, bashkë me aktvendimin e Administratives dhe më pas do të pritet propozim për anëtarin e ri, nga ana e tyre.

“Kuvendi me një shkresë e njofton fillimisht Këshillin Gjyqësor që të zbatojë procedurë në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Administrative, domethënë t’i vendosin të gjithë kandidatët në votim dhe pastaj të dorëzojnë propozim të ri në Kuvend. Kryetari i Kuvendit të njëjtën shkresë, bashkë me vendimin e gjykatës, ia dërgon edhe kryetarit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Gashi, raporton Alsat Maqedoni.

Elizabeta Dukovska, së fundmi ishte gjyqtare raportuese për lëndën për ligjin për përdorimin e gjuhëve, dhe me tërheqjen e saj, hapet dilema për prolongimin e mundshëm të vendimit për ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke pasur parasysh faktin se Kushtetuesja paraprakisht ka miratuar konkluzë që për këtë lëndë të vendoset me përbërje të plotë.

Nga Gjykata Kushtetuese, zyrtarisht thonë se do të përmbahen nga çdo lloj qëndrimi apo komentimi, deri në marrjen e një raportimi zyrtarë.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese deri në këtë moment nuk ka marrë raportim zyrtarë. Në mungesë të një raportimi zyrtarë do të përmbahemi në çfarëdolloj komentimi apo qëndrimi”, thonë nga Gjykata Kushtetuese.

Por burimet e Alsat, brenda gjykatës, thonë se juridikisht nuk ka pengesa që lënda e ligjit për përdorimin e gjuhëve të vazhdojë, por se është shumë e rëndësishme që të zgjidhet gjyqtari i ri për shkak të shumicës. Edhe atje pritet të shihet se çfarë do të ndodhë pas ditës së hënë. Burimet thonë se në një seancë duhet të vendoset çfarë do të bëhet me lëndën ku Dukovska ishte raportuese, si dhe nëse lënda do të kalojë te një nga gjykatësit aktual, apo te ai që do ta trashëgojë Dukovskën. Duke qenë se lënda ishte në fazën e referimit, të njëjtat burime thonë se për të njëjtën, do të nevojitet referat i ri.

Tërheqja e Dukovskës nga posti i gjyqtares për kushtetuesen paraqet një situatë jo të volitshme, për faktin se siç thonë nga atje, pas anulimit të vendimit aktual, vihen në pikëpyetje edhe lëndët e tjera për të cilat tashmë ka vendime.

Dukovska është zgjedhur gjyqtare në Kuvend më 10 prill 2023, ndërsa gjashtë muaj pas zgjedhjes, padi ka ngritur Antoaneta Dimovska, anëtare e Këshillit Gjyqësor. Shfuqizimi i zgjedhjes së gjykatëses kushtetuese bëhet një muaj para se në Gjykatën Kushtetuese të mbahet seanca përgatitore

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Duam më shumë tualete në Parlament”, kërkesa e çuditshme e kryeministres japoneze

Kryeministrja e Japonisë ka bashkuar forcat me më shumë se 50 ligjvënëset të tjera për të kërkuar më shumë tualete për gratë në Parlament,...

Me mbi 338 mijë vota, Albin Kurti vendos rekord të ri zgjedhor

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kryeministër në detyrë, Albin Kurti, e ka thyer rekordin e tij që e kishte vendosur në zgjedhjet e 9...

Avokatët janë optimistë se ish-krerët e UÇK-së do të lirohen në pranverë nga Haga

Avokati Emrush Kastrati vlerëson se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë është i tejzgjatur dhe totalisht i padrejtë. Megjithatë, Kastrati në “FIVE” u shpreh...

Vetura bie në lumin Radika! Dy persona humbin jetën

SPB Gostivar ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në rrugën rajonale MAvrovë-Dibër, një veturë me targa të Gostivarit ka rënë në lumin Radika,...

Premtime Zylali Deliaj: Koalicionit Qyra–VLEN–VMRO–Merko i ranë maskat; vazhdon avazi i vjetër, madje edhe më keq

Ranë maskat. U koalicionua pikërisht me ata që deri dje na sulmonin dhe na akuzonin publikisht, ia dorëzuan Këshillin Komunal VMRO-së dhe vazhduan të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu