Sela: Lëvizjet e dyshimta politike të Arben Travarit po përsëriten-Nga përçarja në Aleancë, te përçarja në VLEN

Mendoj se figurat politike si Arben Travari nuk duhet të mirëpriten krahapur dhe me entuziazëm në ndonjë krah politik, për shkak të lëvizjeve të dyshimta që ka bërë gjatë karrierës së tij.Atij iu desh një vit për ta përçarë Aleancën, ndërsa atij iu desh më pak se një vit për ta përçarë edhe atje ku shkoi, te VLEN-i., dhe nuk është e çuditshme të ndodhë e njëjta gjë edhe në rreshtimin e radhës.

Në retrospektivë, ai ka pasur ndikim negativ në unitetin e blloqeve politike ku ka qenë pjesë. Ndaj, në Frontin Evropian, këto zhvillime po ndiqen me vëmendje. Çdo eksponent brenda Frontit ka qëndrimin e vet për këtë çështje, dhe unë po shpreh mendimin tim personal.

Besoj se duhet të jemi të kujdesshëm ndaj politikanëve me sjellje të paqëndrueshme ose me karakteristika të personaliteteve të shumëfishta. Nëse një figurë si Travari ka reflektuar vërtet mbi veprimet e tij, atëherë duhet të kërkojë falje publike dhe të japë dorëheqje nga funksionet politike – kjo do të ishte një shenjë e sinqeritetit dhe e reflektimit real. Në të kundërt, nëse nuk e bën këtë, atëherë kuptojmë që kemi të bëjmë me një person që thjesht po ndryshon “xhaketën” për të vazhduar lojën e vjetër politike, në dëm të shoqërisë dhe qytetarëve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu