Shkupjani përdhunoi një grua në një parking: E goditi me grushta dhe me shkelma në fytyrë, e zhveshi me forcë dhe e detyroi në marrëdhënie seksuale

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka zhvilluar procedurë hetimore dhe ka ngritur aktakuzë kundër një 37-vjeçari nga Shkupi për veprën penale – sulm seksual dhe përdhunim, sipas nenit 186 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

“Më 21 shkurt në mbrëmje, me qëllim dhe me forcë, kundër vullnetit të qartë të viktimës, ai e detyroi në marrëdhënie seksuale. Veprën e ka kryer në veturë, në një parking në Sopishtë të Shkupit, duke filluar fillimisht ta prekë pa pëlqimin e saj, e më pas u bë i dhunshëm ndaj saj për shkak se ajo e refuzonte.

E ka goditur me grushta dhe me shkelma, madje edhe në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime trupore – mavijosje, gjakërrjedhje të brendshme dhe thyerje të kockave të hundës. Edhe pse i kishte thënë se nuk dëshironte të kishte asgjë me të, ai e zhveshi me forcë dhe e detyroi në marrëdhënie seksuale. Gjatë gjithë kohës viktima përpiqej të mbrohej dhe të largohej, por pa sukses,” thuhet nga Prokuroria.

Prokurori publik, së bashku me aktakuzën e dorëzuar, ka paraqitur edhe kërkesë në Gjykatë për vazhdimin e masës së paraburgimit të mëparshëm për të akuzuarin.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata turke lëshon urdhër arresti për Netanyahun për gjenocid në Gaza

Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 37 zyrtarë izraelitë, përfshirë kryeministrin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Israel Katz dhe ministrin e...

Rusia “i tërheq veshin” Vuçiç: Kujdes me shitjen e armëve!

Rusia i kërkon sqarime Beogradit. Kjo pas deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në...

Ushtria serbe ndëshkon oficerët që “pëlqejnë” protestat kundër regjimit serb

Në Serbi po shpërthen një skandal në radhët e ushtrisë. Agjencia e Sigurisë Ushtarake – VBA, e cila zyrtarisht duhet të merret me çështje...

Barazia gjinore! Iris Luarasi: Shtetet që kanë vetëm 2 gjini, NUK janë SHEMBUJ për t’u ndjekur!

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, ka dalë sot me një deklaratë për mediat, duke sqaruar ligjin për barazinë gjinore të miratuar dje me...

Shokët e klasës bojkotojnë mësimin, shkak nxënësi AGRESIV i cili godiste edhe mësuesit!/Reagojnë prindërit!

Një një shkollë fillore në Firence të Italisë, prindërit e një klase vendosën t’i mbanin fëmijët e tyre në shtëpi për dy ditë. Një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu