Sulm në një gjykatë në Stamboll, raportohet për viktima dhe të plagosur

Dy persona u vranë derisa po përpiqeshin të sulmonin një gjykatë në Stamboll të martën, tha ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

Burri dhe gruaja u vranë gjatë një “përpjekjeje për të sulmuar” një pikë kontrolli të sigurisë në gjykatën e Caglayan në orën 11:46, shkroi Yerlikaya në mediat sociale.

Gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur, në mesin e tyre tre policë.

“I uroj shërim të shpejtë të plagosurve tanë”, tha ministri duke përgëzuar policët të cilët i quajti heronj.

Caglayan, i cili njihet si Pallati i Drejtësisë në Stamboll, është një kompleks i madh gjykatash në rrethin Kagithane, në anën evropiane të qytetit.

Yerlikaya më vonë i identifikoi sulmuesit si anëtarë të Frontit Revolucionar për Çlirim, ose DHKP/C – grupi i cili nga Turqia dhe Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.

Sulmi ndodhi në ditën kur Turqia po përkujtonte përvjetorin e një tërmeti që vrau mijëra njerëz në jug të vendit.

DHKP/C ka qenë kryesisht joaktive në vjetët e fundit.

Në mars të vitit 2015, grupi mori peng një prokuror duke kërkuar detaje për vrasjen e një adoleshenti nga policia, gjatë protestave antiqeveritare një vit më parë.

Dy persona të armatosur vdiqën pasi policia hyri në ndërtesë, dhe prokurori vdiq më vonë si pasojë e plagëve.

Grupi gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës me bombë në shkurt të vitit 2013, në Ambasadën e SHBA-së në Ankara, ku një roje e sigurisë u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën.

Muajin e kaluar, një burrë u qëllua dhe u vra në një kishë të Stambollit në një sulm që u mor përsipër nga grupi militant, Shteti Islamik (IS).

Dy burra u arrestuan më vonë si të dyshuar për vrasjen e Tuncer Cihan, 52 vjeç, më 28 janar në kishën Santa Maria në lagjen Buyukdere.

Dhjetëra anëtarë dhe mbështetës të dyshuar të IS-it, gjithashtu, u arrestuan.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

Xhevdet Jashari shpërthen ndaj Zeqirija Ibrahimit: “Unë mund të të DH* në Etikë, por kurrë në ETNI!

Një deklaratë e Zeqirija Ibrahimit ka nxitur reagimin e ashpër të artistit të njohur Xhevdet Xhevdo Jashari. Ibrahimi, përmes një postimi në rrjete sociale, ka...

Kryetari i LGBT falenderon Bilall Kasamin për punësimin e aktivistëve të LGBT

Në rrjetet sociale është hapur debat për mënyrën e punësimeve në komunën e Tetovës. Disa përdorues i kanë krahasuar zhvillimet aktuale me periudha të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu