Osmani nga Roma: Anëtarësimi në BE para vitit 2030 dhe 6 miliardë euro për vitet e ardhshme

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, mori pjesë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”, që u mbajt në Romë, me iniciativë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Në fjalimin e mbajtur në sesionin “Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor”, Osmani theksoi se vendosja e një vizioni të qartë për zgjerimin e ardhshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor është me interes të madh ekonomik dhe të sigurisë si për rajonin ashtu edhe për Unionin.

Ministri iu referua konceptit “Më shumë integrim para anëtarësimit të plotë”, duke theksuar se ai koncept është plotësues i Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, ku përveç përmirësimit të proceseve demokratike, situata ekonomike dhe e sigurisë së vendeve e Ballkanit Perëndimor, do të kontribuonte edhe në avancimin e dukshëm të qëndrueshmërisë dhe forcimin e përgjigjes së përbashkët ndaj sfidave të përbashkëta.

Duke falënderuar nikoqirët italianë për iniciativën dhe mbështetjen e vendeve mike të rajonit, MPJ Osmani apeloi se në kontekstin e dhënë gjeostrategjik dhe rajonal nevoja për mendim dhe veprim strategjik është më e madhe se kurrë më parë. Është e nevojshme që të gjithë së bashku të dyfishojmë përpjekjet tona për të shfrytëzuar potencialin e plotë të asaj që kemi aktualisht në dispozicion, por edhe për të ruajtur ambicien për avancim të mëtejshëm dhe përshpejtim të integrimit në planin afatmesëm. Kjo do të injektojë entuziazëm të ri për vendet dhe qytetarët në rajon, si dhe do të përmirësojë besueshmërinë e procesit të anëtarësimit.

Në kuadër të qëndrimit në Itali, Osmani pati takim edhe me bartësit e ri të MKarta.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandali i harruar: Mërgimtari i shpërblyer nga Komuna rikthehet si mysafir nderi

Pas pagesës prej 90 mijë denarësh nga Komuna e Tetovës, Xhevat Xhemaili shfaqet në pushime në vendlindje Xhevat Xhemaili, mërgimtari për të cilin u raportua...

Rami Mislimi e zbulon anketën e tretë me Photoshop të Bilall Kasamit – i del 100.7%

Zbulohet anketa e tretë me Photoshop e Bilall Kasamit – 100.7% Pasi e shiti Monopollin, NPK-në, ndriçimin publik, parkingun përballë NPK-së dhe së fundmi mori...

Lajmi i madh i Bilit të vockël, me investitor serb!

Skandal pas skandali, Bili i vockël s'ka të ndalur. Këto ditë Bili i vockël paralajmëroi se do te të ketë një investim prej 800 mijë...

“Deputeti Qoku manipulon publikun – Selimi e zhvesh me fakte: Vetë votuat qeverinë e ‘Botës Serbe’”

Shkup, 22 korrik 2025 – Përpjekja e deputetit të VLEN-it, Bekim Qoku, për të relativizuar përmbajtjen e raportit të Parlamentit Evropian mbi Maqedoninë e...

Deputeti i Mickoskit – i vetmi maqedonas në një familje të tërë bullgare

Ohër, 22 korrik 2025 – Mile Lefkov, deputet dhe anëtar i kryesisë ekzekutive të partisë VMRO-DPMNE në Shkup, që së fundmi deklaroi se shërbimet...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu