“Refuzimi do të ishte budallallëk”/ Trump jep shenja se do ta pranojë aeroplanin 400 milionë $, dhuratë nga Katari

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka hedhur poshtë shqetësimet rreth aspektit etik të planit të tij për të pranuar një aeroplan si dhuratë nga familja mbretërore e Katarit, duke thënë të hënën se do të ishte “budallallëk” që të refuzohet oferta zemërgjerë.

Aeroplani luksoz me vlerë të 400 milionë dollarëve, i cili do të përshtatej me pajisje shtesë për të shërbyer si aeroplan presidencial “Air Force One”, do të ishte njëra nga dhuratat me vlerën më të lartë që është pranuar ndonjëherë nga qeveria amerikane, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

Megjithatë, lajmi për këtë ofertë nxiti kritika të menjëhershme nga demokratët dhe mbrojtësit e qeverisjes së mirë, të cilët paralajmëruan se aeroplani paraqet konflikt interesi që do të mund të ndikonte në vendimet presidenciale.

Trumpi tha se aeroplani i tipit “Boeing 747-8” në fund do t’i dhurohej si donacion librarisë presidenciale, depo ku vendosen materialet kërkimore nga administrata e tij, dhe se ai nuk ka plane për ta përdorur atë për arsye personale pas largimit nga pushteti.

“Mendoj se ky është një gjest i mrekullueshëm nga Katari. E vlerësoj shumë. Unë kurrë nuk do të isha ai që do ta refuzoja atë lloj oferte” – tha presidenti amerikan para gazetarëve para se të nisej për vizitë në disa shtete të Lindjes së Mesme.

“Dua të them, do të mund të isha person budalla, nëse do të thosha “Jo, ne nuk duam një aeroplan shumë të shtrenjtë falas” – shtoi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Sipas tij, oferta për këtë aeroplan ka ardhur si mirënjohje për ndihmën e Shteteve të Bashkuara në mbrojtjen e shteteve të rajonit përfshirë Katarin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat ai do t’i vizitojë këtë javë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Arrestime, vdekje dhe pasoja diplomatike në marrëdhëniet “e thyera” Azerbajxhan-Rusi

Tensionet midis Rusisë dhe Azerbajxhanit janë përshkallëzuar ndjeshëm ditët e fundit, duke kërcënuar një përçarje më të gjerë në marrëdhënien e tyre historikisht komplekse. Shkëndija...

Musk tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën

Musk tenton të ulë tensionet me Trump, vlerëson presidentin amerikan: Ai ka zgjidhur shumë konflikte serioze në të gjithë botën Musk tenton të ulë tensionet...

BDI kundër Murtezanit: Heshtja e tij ndaj sulmeve ndaj Marta Kos është dështim politik, jo teknik

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, pas, siç e quajnë nga BDI, “fushatës negative” të ndërmarra ndaj...

🗳️ Rezultatet e Sondazhit për Çair-in: Muhamed Krasniqi dhe Besim Koka më të votuarit!

Në një sondazh të organizuar nga in7.tv në rrjetet sociale, qytetarët e Çairit kanë dhënë mendimin e tyre për kandidatin që duan të udhëheqë...

Taravari: Jam i kënaqur nga negociatat me BDI për zgjedhjet komunale (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas drekës me kryeministrin Edi Rama dhe nënkryetarin e BDI-së, Bujar Osmani, ka dhënë deklaratë ku ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu