Vasil Jovanov dënohet me 12 vjet burg për aksidentin tragjik në Shkup ku humbi jetën Frosina Kulakova

Vasil Jovanov është dënuar sot me 12 vjet burg për vdekjen e Frosina Kulakovës në Bulevardin “Aradhat Partizane” në Shkup. Gjatë shpalljes së vendimit, gjykatësi informoi se Jovanovi kishte 0.80 promil alkool në gjak dhe e kishte goditur Frosinën me 91 kilometra në orë me automjetin “Peugeot 207” në pronësi të babait të tij.

Dënimi me burgim përfshin edhe kohën e kaluar në paraburgim. Jovanovit iu ndalua gjithashtu të drejtonte një automjet të kategorisë B për 5 vjet.

Pasi u shpall vendimi, babai i Frosinës, Todor Kulakov, doli menjëherë nga salla e gjyqit dhe bërtiti “gjykata është mafioze”.

Në seancën e fundit dëgjimore, Jovanov u deklarua fajtor dhe shprehu pendim. Prokurori, si provë për përcaktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit, deklaroi para gjykatës se Jovanov ka një vendim të formës së prerë me dënim me burg prej 3 vitesh e 10 muajsh dhe 5 procedura kundërvajtëse për kundërvajtje të ndryshme në trafik, të cilat nuk janë përpunuar.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nuk ka kohë për koordinim te VLEN-i, Fatmir Limani në koktelin e VMRO-DPMNE-së në Kërçovë

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, siç duket, ka kaluar në radhët e VMRO-DPMNE-së. Limani sot nuk ka marrë pjesë në...

Trump kërkon me çdo kusht Groenlandën, evropianët propozojnë rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik

Kërcënimet e Trumpit kundër Groenlandës po shkaktojnë prej ditësh tensione. Tani evropianët propozuan rritjen e pranisë së NATO-s në Arktik. Por Trumpi po e...

Dolce dhe Limi nisin lidhjen, ndodh puthja e parë

Pas përfundimit të Prime-t të mbrëmshëm, në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka nisur zyrtarisht një lidhje e re — dhe askush nuk...

Nuk e jep asnjë dëshmi se i ka ndalur 20 çnjohje: “Marketingu politik” i Osmanit për t’u rizgjedhur presidente

“Asgjë tjetër, pos marketing politik”. Çka publikisht dihet është se nga “28 çnjohjet” që Serbia i pretendon dhe propagandon trumbetueshëm anekënd botës t’i ketë arritur...

Imamoglu sfidon Erdoganin nga burgu: Do ta fitoj presidencën nga qelia

Rivali kryesor politik i presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan ndodhet i burgosur në një burg të sigurisë së lartë pranë Stambollit, por kjo nuk...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu