Shkup, një nxënëse u dha 25 mijë euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të sëmurë

Një nxënëse e shkollës fillore nga zona e Bit Pazarit të Shkupit u ka dhënë 25.000 euro shokëve të klasës që kërcënuan se do ta rrahin vëllain e saj të vogël.

Babai i saj e denoncoi rastin në polici gjysmë ore pas mesnatës së 9 majit.

“Në orën 00:30 në SPB-Shkup, një 52-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se vajza e tij e mitur, nxënëse e një shkolle fillore në zonën e Bit Pazarit të Shkupit, për një kohë të gjatë kërcënohej nga dy shokë të klasës se do ta sulmonin fizikisht vëllain e saj të vogël, i cili ka probleme shëndetësore, nëse nuk u jepte para.

Sipas denoncimit, ajo në disa raste u detyrua t’u jepte para, duke i marrë nga shtëpia gjithsej 25 mijë euro. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njofton MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mungonte gjuha shqipe, gjashtë këshilltarët e AKI-së në Shkup nuk i nënshkruajnë vendimet

Këshilltarët e Aleancës Kombëtare për Integrim, Naim Bajrami ka reaguar ndaj mosrespeketimit të gjuhës shqipe nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Bajrami në profilin e tij...

Rina Ajdari: Tetovës i duhet të çohet sërish në këmbë, e bashkuar dhe me vizion

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari përmes një postimi në profilin e saj në FB ka shënuar se tani është momenti kur...

Do të ulë investimet kapitale, Qeveria borxhin do ta shlyejë me borxh të ri

Shlyerja e borxhit nga euroobligacioni që kap vlerën prej 700 milionë eurosh dhe borxhe shtesë ndaj jashtme prej 200 milionë eurosh do të jetë...

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë

Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore...

Drejtorët e M-NAV punësuan një zyrë avokatie prej 200 eurosh në orë pa tender

Ekipi menaxhues i Navigacionit të Maqedonisë (M-NAV) ka paguar një firmë avokatësh për shërbime me një çmim prej 200 eurosh në orë, pa TVSH,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu