Abdixhiku: Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira, por e vetmja gjithëpërfshirëse në tavolinë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale, duke e cilësuar si të vetmen zgjidhje gjithëpërfshirëse që është dhënë në rrethanat aktuale.

“Ndoshta nuk është ideja më e mirë, por është e vetmja gjithëpërfshirëse që gjendet në tavolinë. Nuk është çështje protagonizmi. Iniciativën mund ta marrë edhe dikush tjetër, ne kemi hedhur një ide për tejkalimin e krizës”, deklaroi Abdixhiku para mediave sot.

Ai ka kritikuar mënyrën si po zhvillohen seancat e Kuvendit, duke e krahasuar situatën me një “kasetofon të prishur”.

“U mblodhën sërish pas 48 orëve për të përsëritur të njëjtin skenar dhe për t’u tallur me një vend të tërë”, shtoi ai.

Sipas të parit të LDK-së, në propozimin për qeveri tranzicionale përfshihen edhe zgjedhjet, por ai theksoi se për këtë duhet dialog dhe bashkëpunim politik.

Abdixhiku konfirmoi se do të marrin pjesën kur të ftohet takimi gjithëpërfshirës nga presidentja Vjosa Osmani, duke theksuar se ftesa është vazhdimësi e idesë së LDK-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Telekomi i Kosovës mbyll vitin e katërt radhazi me fitim, rreth 10 milionë euro në 2025

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Telekomi i Kosovës ka shënuar vitin e katërt radhazi me fitim vjetor, duke e cilësuar këtë...

“Struga merr ‘dhuratën e Vitit të Ri’: reformatorët kthejnë në pushtet VMRO-në pas dy dekadash!

Strugë – Politika e “ndryshimit” në Strugë u kthye në paradoksin më të madh të viteve të fundit. Ajo që nisi si betejë kundër...

VMRO ia arriti qëllimit, Mite Stefoski me votat e VLEN-it dhe Ramiz Merkos zgjidhet kryetar i Këshillit të Komunës

Këshilltari nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Mite Stefoski, është zgjedhur sot kryetar i Këshillit Komunal të Strugës, gjatë seancës së mbajtur të Këshillit Komunal. Zgjedhja e...

Struga sërish e komitëve!

Nga:Medai Shaholli Siç bën të ditur Tetova Sot, se sot keshilltarët e Këshillit Komunal të Strugës, kanë zgjedhur kryetarin e ri të Keshillit Komunal Mite...

Ziadin Sela: Nga sot këshilli i komunës së Strugës nuk udhëhiqet në gjuhën shqipe!

Reagim i fortë nga Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, pas zgjedhjes së Mile Stefkovskit nga VMRO-DPMNE si kryetar i Këshillit Komunal të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu