Tomovski: Qeveria do të blejë një avion të ri qeveritar, duhet të tregohemi vend serioz

“Nëse duam të jemi një vend serioz, duhet të kemi një avion të përshtatshëm, domethënë një aeroplan qeveritar të përshtatshëm, dhe nuk duhet të biem në nivelin që vendet fqinje të na marrin me aeroplanët e tyre kur duhet të shkojmë diku me delegacione të përbashkëta”, thotë drejtori i Shërbimit të Punëve të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski.

“Learjet”-i që kemi aktualisht nuk i plotëson nevojat e shtetit dhe ka kosto të larta mirëmbajtjeje, pasi pjesët rezervë nuk prodhohen më. Kjo është arsyeja pse ne përdorim pjesë të riparuara dhe nga viti 2017 deri më sot, janë shpenzuar rreth katër milionë euro për shërbime, gjë që nuk do të ishte rasti për një avion të ri.

Nëse do të bënim udhëtime më të gjata, do të na duhej një aeroplan më i madh me të paktën 14 vende, ndryshe nga ky që ka gjashtë. Me një fjalë, Learjet është shumë i vogël”, tha Tomovski në një intervistë.

Ai tha gjithashtu se qeveria e mëparshme donte të blinte një avion të ri dhe ishte në një fazë të avancuar negociatash me prodhues të ndryshëm, por e fshehu këtë nga opinioni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izet Mexhiti ia merr M-NAV-in Arben Fetait, pritet të shkarkohet Fatmir Zimberi

Burime të brendshme nga Koalicioni VLEN bëjnë të ditur se në ditët në vijim priten përçarje të reja brenda këtij formacioni politik. Sipas këtyre burimeve,...

Hoti shpërthen ndaj Vetëvendosjes: Turpi ju mbuloftë, institucionet i shkatërruat për militantët tuaj

“Turpi ju mbuloftë sepse e keni shkatërruar çdo institucion dhe keni humbur shpresat e qytetarëve”, i ka thënë Vetëvendosjes ish-Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti,...

Rama flet për takimin me Thaçin: Ndjekja penale e ish-krerëve të UÇK-së, një padrejtësi e rëndë në Europë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë podkastit “Flasim”, ka folur për vizitën e tij në Hagë dhe takimin me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi....

Shkupi sot kryeson listën si qyteti më i ndotur në Evropë

Shkupi, mëngjesin e sotëm, renditet i pari ndër qytetet më të ndotura në Evropë, sipas listës së publikuar nga kompania zvicerane “IQ Air”. Me një...

Dokumenti për paraburgimin e Merkos më shumë se 3 muaj i mbyllur në sirtarët e gjykatës

Edhe pse kanë kaluar më shumë se tre muaj, Gjykata e Apelit në Manastir ende nuk ka marrë vendim për ankesat e Prokurorisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu