Kadriu:ASH: Ne nuk i nënshtrohemi askujt, përveç popullit shqiptar!

Në një kohë kur disa politikanë shqiptarë vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet përkrah një qeverie me tendenca të hapura nacionaliste dhe antishqiptare, Aleanca për Shqiptarët ka rikonfirmuar qëndrimin e saj: ajo nuk i shërben askujt tjetër, përveç popullit shqiptar.

“Aleanca për Shqiptarët nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pjesë e lojërave politike që shkojnë në dëm të interesit kombëtar,” thuhet në reagimin e saj, duke lëshuar një mesazh të qartë për ata që në emër të pushtetit harrojnë kush i ka zgjedhur.

“Sot më shumë se kurrë, është e qartë kush ka vepruar me sinqeritet për shqiptarët dhe kush është vetpëlqyer në pasqyrat e pushtetit, duke harruar premtimet ndaj qytetarëve,” – theksohet më tej në deklaratë, në një aluzion të qartë ndaj figurave që ende mbajnë poste ministrore në një qeveri që shpesh është kritikuar për margjinalizimin e çështjes shqiptare.

ASH nuk i kursen as ironitë për ata që s’kanë qartësi as në rolin e tyre politik: “Ulërimat e atyre që nuk e dinë nëse janë liderë partie apo anëtarë kryesie të një grupi pa kryetar, nuk kanë të bëjnë me interesin e shqiptarëve.”

Për Aleancën, koha e lojërave politike ka marrë fund. Ata që e panë pushtetin si trofe personal, tani përballen me realitetin dhe me fundin politik të paralajmëruar, sipas gjuhës së përdorur në komunikatë.

“Shqiptarët nuk mashtrohen më me lojëra qibriti. Dinjiteti kombëtar nuk shitet për një karrige.”

Në përfundim, ASH shprehet prerazi:
“Ne nuk nënshtrohemi, nuk turpërohemi dhe nuk shërbejmë për askënd tjetër përveç popullit shqiptar. Do të jemi gjithmonë në anën e së drejtës dhe të së vërtetës. Në anën e popullit shqiptar!”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elijona zgjidhet banorja e preferuar, e votuar nga publiku

Në Big Brother VIP Kosova, Eliona u shpall banorja e preferuar e publikut, duke marrë mbështetjen më të madhe nga shikuesit.

Konjufca: Me m’pyet mu a është PDK me Listën Serbe, jo nuk mendoj ashtu- As Albin Kurti nuk menon ashtu

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se nuk mendon që PDK e LDK “janë me Serbinë”. Sipas tij, as Albin Kurti nuk mendon...

Lirim Memetaj: Konjufca e pranon hapur- Mediat u përbuzën kur s’na duheshin, tani po na duhen për mashtrim

Analisti dhe gazetari Lirim Memetaj ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve të fundit të Glauk Konjufcës, duke i cilësuar ato si një formë të re...

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu