LSDM nuk heq dorë: Së pari zgjedhjet presidenciale, pastaj ato parlamentare në afatin e rregullt!

Partia në pushtet LSDM është e qartë se zgjedhet në vend duhet të mbahen sipas afateve ligjore dhe kushtetuese.

Zëdhënësi i saj, Darko Kaevski theksoi se fillimisht në pranverë të 2024 do të mbahen zgjedhjet presidenciale, ndërsa më pas ato parlamentare, në përputhje me afatet kushtetuese.

“Qëndrimi ynë për datën e zgjedhjeve është parimor, që në fillim ne thamë se së pari do të mbahen zgjedhjet presidenciale ndërsa pastaj në afatin e rregullt ligjor do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Në pjesën e grupeve të punës, po pres koordinim gjatë javës së ardhshme me të gjitha partitë politike në Kuvend që të hapet kjo çështje dhe ne si parti politike jemi të gatshëm dhe do të emërojmë anëtar për caktimin e datës së saktë për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare sipas ligjeve”, deklaroi Kaevski.

Ky qëndrim vjen pasi që opozita po vijon me kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në pako me ato parlamentare. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi paralajmëroi se nëse deri në fund të vitit nuk ka marrëveshje mes partive politike për caktimin e zgjedhjeve, ai do të shpallë ato konform kompetencave të tij.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Këshilltarja Nezrane Kadri: Punëtorët e higjienës janë heronj të përditshëm – qyteti i pastër është pasqyrë e ndërgjegjes sonë

Shkup, 12 qershor 2025 – Këshilltarja e Këshillit të Qytetit të Shkupit, Nezrane Rustemi Kadri, ka vizituar sot Ndërmarrjen Publike “Higjiena Komunale”, ku është...

Momenti kur del i gjallë nga rrënojat pasagjeri i avionit “Air India”, pamjet që po qarkullojnë me shpejtësi (VIDEO)

Një video që po shpërndahet me shpejtësi në rrjetet sociale tregon momentin e jashtëzakonshëm kur i mbijetuari i vetëm nga përplasja e avionit “Air...

Kosova me tre xhudistë në Kampionatin Botëror

Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit në sportin e xhudos është gati të nisë! Kampionati Botëror për Senior, një arenë ku garojnë xhudistët...

Ambasadori Shqipërisë thumbon Qeverinë, organizon pritje për Nedim Bajramin

📍Pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të shpërblyer dy klube dhe 22 sportistë, të gjithë të përkatësisë maqedonase, ka ardhur një...

Rrnoft “država Severna Makedonija”!

(Nga:Medai Shaholli) Këta dy trimat e VREDI-t që kanë pozuar anash në foton e mëposhtme janë vasalët e despotit Micko, të cilët në emër të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu