Osmani: Rregullorja e BQK-së nuk e përmend dhe nuk është kundër dinarit, ka të bëjë me parandalimin e spastrimit të parave

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës nuk është vetëm për dinarin serb.

Ajo në një konferencë të përbashkët me ministrin e Mbrojtjes gjerman, Boris Pistorius, ka theksuar se Kosova i ka mbrapa aleatët e saj çdo herë dhe se ata nuk dëshirojnë të shkelet Kushtetuta e vendit.

“Aleatët tanë i kemi në krah, asnjëherë nuk kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës, asnjëherë nuk kanë qenë pro dinarit serb, asnjëherë nuk kanë qenë kundër sundimit të ligjit përkundrazi këtë Kushtetutë dhe çdo sukses që e kemi arritur e kemi arritur bashkë me aleatët tanë, ShBA-në dhe Gjermaninë”.

“Unë nuk shoh asgjë abnormale në bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe aleatëve tanë në gjetjen e rrugëve efektive që do të informoheshin qytetarët se si të zbatohet rregullorja e BQK-së, e cila nuk është rregullore kundër dinarit, nuk e përmend dinarin, por është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e spastrimit të parave, është rregullore që ka të bëjë me parandalimin e korrupsionit e shumë e shumë masa të tjera që janë paraparë aty”, ka thënë Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet shëndetësore paralele në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë. Në...

Safe City në pikëpyetje, shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për vënien në funksion të Safe City

Shumica parlamentare nuk i ka votat e nevojshme për njërin nga ligjet e kryesore për vënien në funksion të sistemit Safe City. Bëhet fjalë...

Kuvendi zgjedh për ministra Muhamet Hoxhën dhe Bekim Salin

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot, në kuadër të seancës së 75-të plenare, zgjodhi Muhamet Hoxhën si Ministër të Mjedisit dhe Bekim Sali si...

Nis përçarja në VLEN, Fatmir Limani kundër Bilall Kasamit dhe Izet Mexhitit

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani, ka dalë hapur kundër qasjes së lidershipit në koalicionin VLEN, duke sinjalizuar përçarje të brendshme...

Pakënaqësi në VLEN: Pas Fatmir Limanit reagon edhe Gazmend Sejfuli

Pas ministrit Fatmir Limani, edhe një tjetër themelues shpreh pakënaqësi ndaj VLEN. Gazmend Sejfuli, një nga themeluesit e Lëvizjes Demokratike, ka reaguar publikisht duke...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu