Retro dhe parashikimi i një situate para zgjedhjeve të 8 majit të vitit të kaluar”! (Pas një viti)

Injoranca shqiptare vazhdon të besoj në partitë e tyre të zemrës edhe pse e kanë gënjyer dhe stër gënjyer me dekada ajo dalldiset herë pas DUI-t e herë pas VREDI-t dhe nuk reflekton për gjendjen e saj si shqiptarë ku i kanë katandisur partiçkat tona gjiththmonë e më shumë si qytetarë të dorës së dytë pa dinjitet dhe me identitet të përdhosur si 20%, ajo çohet përsëri dhe shkon e voton për ta duke e ngrënë sapunin për djathë për dhjetëra herë dhe nuk mbushet me mend po voton partinë e zemrës që e zhgënjen dhe përsëri injoranca e voton!

Në shkrimin e mëposhtëm kam parashikuar të ardhmdn e shqiptarëve për katër vitet që do të vinin me cilëndo nga koalicionet wë do të hynte në qeverinë e koalicionit jo për të treguar pesimizëm por nuk kam patur besim nga këto partiçka që nuk janë tjetër veçse servile të pushtetit.
Dhe mjerisht parashikimi im po del ashtu siç e përshkrova më 6 maj dy ditë para zgjedhjeve se me këto partiçka që kemi ne nuk ecim dot përpara.
Këto nuk janë parti shqiptare por krijesa të pushtetit maqedon sepse kur janë krijuar kane bërë një betim se nuk do ta kërkojnë barazinë e plotë mes maqedonëve dhe shqiptarëve por do të kënaqen me inferioritetin tonë karshi supremacisë sllave vetëm që ata të përfitojnë nga leverditë e pushtetit.

Dhe ja s’ka kush e kundërshton këte situatë dhe gjendje të shqiptarëve që kemi në saj të angazhimit të partiçkave tona kundër interesave kombëtare të shqiptarëve.
Sot, ja ku jemi në vend numëro dhe asnjë centimetër përpara!
Fatkeqësisht!!!

☆ ☆ ☆ ☆

Çfarë do sjell 8 maji për shqiptarët?

Shqiptarët e “Severnës” kanë të rreshtuar tashmë subjektet e tyre politike në dy tabore për zgjedhjet e 8 majit, mes Frontit Europian dhe VLEN-it, ku secili formacion politik shkon në këto zgjedhje me ambiciet e tyre për ta fituar këtë garë, si tapi dhe garancë e besueshmërisë së shqiptarëve për njërin nga taboret e tona, por edhe si “carte blanche dhe laisse passer” e përfaqësimit të taborit fitues nga kampi shqiptar në qeverinë e re të koalicionit.

8 maji për të dy taboret është dita fitores së njërit krah ndaj tjetrit dhe jo shpresa e shqiptarëve për një të ardhme më të mirë. Ndryshimi dhe integrimi në proceset europiane nuk varet vetëm nga vota shqiptare por edhe nga kampi shumicë.
Gatishmëria e votuesve sllavo-maqedon është joshpresëdhënëse për faktin se kjo gatishmëri shkon për ta votuar forcën politike të së djathtës nacionaliste të quajtur VMRO, e cila ka deklaruar se nuk do të pranojë shantazhin bullgar për ndryshimet kushtetuese.

Ndërsa shqiptarët në këtë arenë të përballjes politike janë ndihmesë dhe “rrota rezervë” për qeverinë e koalicionit. Në mbrëmjen e 8 majit, sipas burimeve të mirëinformuara nuk duket se do të kemi në horizont ndryshimin që paskësh filluar me VLEN-in dhe as vazhdimin e rrugës europiane të Frontit Europian, por bllokimin e rrugës europiane dhe zhgënjimin e qytetarëve shqiptarë, për faj të kryeneçsisë së komitëve dhe votuesve të kampit tjetër që nuk duan rrugën e integrimeve europiane por një rrugë tjetër qorre.

Pas 8 majit, premtimet e dy taboreve shqiptare nuk duket se do të ngjallin shpresë për ndryshimin e shumëpritur pa presionin e fuqishëm ndërkombëtar ndaj komitëve të Mickos, për të hequr dorë nga rruga qorre.
Dy taboret tona politike me rastin e ndryshimeve kushtetuese pas zgjedhjeve nuk e kanë ngritur fare çeshtjen e përcaktimit inferior të shqiptarëve në preambulën e kushtetutës, ku aty bëjmë pjesë “në një thes” në grupin e pakicave dhe jo si sllavo-maqedonët, avangard të shtetit dhe të pushtetit si komb i vetëm i “drzhavës Severna”.

Sa i takon fshirjes së nofkës së 20%, të dy taboret tona sikur janë marr vesh që përdhosja ndaj identitetit tonë gjuhësor të lihet për njëherë tjetër, ku prioritet mbeten eurointegrimet sepse gjuha shqipe pret ditë më të mira në agjendën e së ardhmes.
Ndërsa pala maqedone
po për çeshtjen e gjuhës dhe identiteti të tyre kombëtar nuk mendonte kështu si sharlatanët dhe demagogët tanë, kur u vu në pikëpyetje identiteti i tyre gjuhësor dhe kombëtar si kusht i bullgarëve për hapjen e negociatave me BE-në por, deklaruan se heqim dorë nga integrimet para interesave kombëtare.

Ndaj, shpresa e shqiptarëve pas 8 majit duket e zymët me këtë gatishmëri të servilizmit nga ana e taboreve tona se kush më parë do të bëhet pjesë e qeverisë së koalicionit, pa asnjë kusht ndaj pabarazisë dhe përdhunimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve në kushtetutë me rastin e ndryshimeve kushtetuese.

Padyshim se në qeverinë e re të koalicionit taboret tona (cilido që do të hyjë në qeveri) do të vazhdojnë të luajnë rolin pushtërues të vasalit para despotëve komitë të premierit të ri Micko.

Dhe ndryshimi nuk mund të vijë duke pranuar rolin e vasalit në qeveri por, duke mbajtur qëndrim partneriteti të denjë si përfaqësues të popullit.
Në rast se shumica nuk respekton pakicën brenda koalicionit atëherë largimi nga koalicioni do të ishte përgjegjësi morale e aktit politik atdhetar të subjektit politik shqiptar, për shkak të devijim dhe shmangies së përgjegjësisë dhe angazhimit programor të premierit në qeverinë e koalicionit, fakt që subjektet politike shqiptare nuk e kanë vënë në sprovë asnjëherë edhe pse janë injoruar dhe anashkaluar nga vendimet e njëanëshme të qeverisë.

Por, despotët e pushtetit ilaçin me këta liderë sharlatanë shqiptarë të luhatur dhe lojal e kanë gjetur përmes ofertës së qokave dhe llokmave të pushtetit që shpërndan kuzhina qeveritare për barkëderrat shqiptarë, ku për hir të ladutërisë për të kollofitur e pasuruar sa më shpejt të jetë e mundur pjesëmarrjen në qeveri e shohin si rast që nuk duhet huqur dhe jo si marrje përgjegjësie për t’i shërbyer qytetarëve.
Mu për këto leverdi joshëse rrufjanët tanë të oborrit qeveritar kanë miratuar heshturazi përçmimin dhe përdhosjen kombëtare të paktën në këto dy dekada si pozitë edhe opozitë shqiptare në qeveri dhe në parlamentin e “drzhavës”.

Shqiptarëve u duhet një parti e shqiptarëve për shqiptarët, ku do guxojnë t’i thonë si Mickos edhe Dhimos, se pa barazinë e shqiptarëve me sllavo-maqedonët nuk do të ketë qeveri as “drzhavë”!
Se pa realizimin e barazisë dhe pa statusin e barabartë të shqiptarëve në kushtetutë nuk do të garantojmë të ardhme për atë “drzhavë” që ruan dhe mbron supremacinë vetëm për sllavo-maqedonët përmes kushtetutës njëetnike dhe ligjeve.
Ne nuk kemi pse ju shërbejmë si paterica për të mbajtur mbi kurrizin tonë “drzhavën” që shtyp dhe përdhos identitetin tonë kombëtar.

Kjo do të ishte forca politike atdhetare (që nuk e kemi) në shërbim të kombit dhe jo këta demagogët që na premtojnë ndryshimin dhe eurointegrimet për të cilat nuk kanë në dorë asgjë tjetër veç “çelësave të kashtës”!

P.S.
Le të mbetet ky shkrim në arkiv si bast i fituar pas 1 apo dy vitesh, për të dëshmuar se statusi i shqiptareve në preambulë dhe 20% i famshëm do të ngelen aty si gur varri për shqiptarët, falë qëndrimit servil te vasalëve tanë në qeverinë e koalicionit apo në opozitë!

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri. Kasami...

NDODH në Gjirokastër/ Basti me shokët për 10 mijë lekë të vjetra, hidhet nga dritarja e klasës 16-vjeçari!

Një tjetër ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ku një nxënës është hedhur nga dritarja e klasës...

Për tri vite, “NOA”-s i dolën në llogari 262.6 milionë euro, kishte monopol edhe në importet e realizuara nga KEDS-i

Mbi 260 milionë euro kaluan në llogari të kompanisë “Noa Energy Trade”, në emër të importit të energjisë elektrike për Kosovën gjatë viteve 2022,...

Kush është Hysri Selimi që u arrestua për spiunazh?

Hysri Selimi është personi i arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazhi”, sipas nenit 124 të Kodit Penal të Republikës së...

28 vjet nga rënia e Luan Haradinajt, Kurti: Guximtar dhe trim, atdhetar e patriot i kombit

Sot janë bërë 28 vjet nga rënia e heroit Luan Haradinaj, në njërën prej betejave të para të UÇK-së kundër forcave pushtuese serbe, më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu