mexhiti: kur shkelet fjala e dhene, eshte thyer buka!

Kreu i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, Izet Mexhiti ka shkruar një shkrim një rrjetet sociale, ku flet për besën dhe fjalën e dhënë, ndërkaq përmend edhe afate. A po flet Mexhiti për situatën politike dhe për gjendjen pas largimit të Taravarit nga VLEN?

“Fjala e dhënë — besa — është një nga shtyllat kryesore të kodit të nderit ndër shqiptarë. Besa është besimi, ndershmëria dhe përgjegjësia ndaj fjalës së dhënë. Një njeri që jep besën, është lidhur moralisht dhe shpirtërisht për ta mbajtur atë premtim, edhe nëse kjo do t’i kushtojë shumë. Kur shkilet fjala e dhënë, është thyer buka. E buka që thyhet nuk ngjitet. As me takime të njëpasnjëshme, as me afate një mujore. Sepse besa nuk është thjesht një zotim; ajo është një garanci nderi, që në histori ka qenë më e fuqishme se çdo dokument ligjor”, ka shkruar Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pas përplasjeve në SHBA, Vuçiq niset për në Moskë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është nisur për në Moskë. Sipas raportimeve të agjencisë ruse Sputnjik dhe burimeve të Danas.rs, avioni me të cilin udhëton...

Shaholli: Vredistët “dëbojnë” Taravarin nga qeveria?

Menjëherë pas takimit të mbrëmshëm me premierin Micko, vredistë të entuziazmuar nga ky takim nxituan si ato fëmijët qaramanë ta shpërpallin lajmin në media...

MEPSO shpall konkurs për 27 vende të lira pune në pozita të ndryshme

Operatori i sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, MEPSO, ka shpallur konkurs për punësimin e 27 personave në pozita të...

Pas takimit me kundërshtarin politik të burgosur të Erdogan, Këshilli i Evropës kërkon lirimin e menjëhershëm të Imamoglu

Këshilli i Evropës “kërkon” lirimin “e menjëhershëm” të kryetarit të bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, pasi delegacioni i tij u takua me kundërshtarin politik...

Shpenzimet për jetesë në muajin prill në nivel vjetor janë rritur për 2,6 për qind

Shpenzimet e jetesës në prill të këtij viti, në krahasim me prillin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 2,6 për qind, ndërsa indeksi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu