Ambasada britaneze i bën thirrje Qeverisë së re të krijojë mjedis të lirë për gazetarët

Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada britaneze në Prishtinë bën thirrje që qeveria e re e Kosovës të mbrojë dhe të ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetësore.

Tutje, shtojnë se një media e lirë është komponent thelbësor për një demokraci të shëndetshme.

“Një media e lirë dhe e pavarur është një komponent thelbësor i një demokracie të shëndetshme, që çon në stabilitet dhe prosperitet më të madh. Pa aftësinë për të shprehur dhe përhapur informacion faktik dhe mendim të lirë, nuk mund të ketë llogaridhënie dhe asnjë diskurs publik të informuar. Në të gjithë botën, ngacmimi i gazetarëve, veçanërisht gazetareve gra, mbetet një sfidë për raportimin e lirë dhe të drejtë. Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga rënia e Kosovës në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit të RSF gjatë dy viteve të fundit pas rezultateve të saj mbresëlënëse më parë. Qeveria e re e Kosovës duhet të mbrojë dhe ruajë forcën e institucioneve të saj demokratike, duke përfshirë sigurimin e një mjedisi të lirë dhe respektues për gazetarët që të kryejnë punën e tyre jetësore, dhe duke punuar me organizatat e medias dhe shoqërisë civile për hartimin e një Ligji të ri për Komisionin e Pavarur të Medias”, thuhet në reagimnin e Ambasadës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dame Dimitrovski u zgjodh kryetar i Këshillit të Qytetit të Shkupit

Këshilli i Qytetit të Shkupit mbajti seancën e tij të parë konstituive. Seancën e drejtoi Risto Penov, ndërsa në fillim foli kryetari i ri...

Mickoski: Investime në hekurudhë të re dhe tren urban për ajër më të pastër (VIDEO)

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar rëndësinë e projekteve të reja infrastrukturore që do të ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së...

Bilall Kasami merr edhe zyrtarisht mandatin e dytë në krye të komunës së Tetovës

Sot komisioni komunal zgjedhorë i komunës së Tetovës i ka ndarë edhe zyrtarisht mandatin e dytë kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami, shkruan...

Kurti shpërndan nga 100 euro për studentët 3 ditë para zgjedhjeve, debati në Kosovë

Qeveria e Kosovës ka shpërndarë nga 100 euro për studentët vetëm 3 dite para raundit të dytë të zgjedhjeve në Kosovë duke ngritur pikëpyetje...

Zhernovski: Të guxosh ta quash dokumentin e KE-së “raport i vogël”, duhet të jesh një “kryeministër i papjekur”

Ish-ambasadori, Andrej Zhernovski, shprehu qëndrimin e tij pasi VMRO-DPMNE e kushtëzoi Raportin e KE-së mbi progresin e vendit në rrugën drejt BE-së si një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu