Gërvalla: Kurti nuk i quajti hajvanë deputetët, por vetëm një person

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se fjala “hajvan” që qe përmendur nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ditën e zgjedhjeve parlamentare, është keqinterpretuar. Më 10 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Kurti pati përdorur termin “hajvan” ndaj opozitës.

Gërvalla ka thënë se Kurti nuk i është drejtuar deputetëve, por “hajvan” i ka thënë një personi – atij që premtimet ia tejkalonin buxhetin e shtetit në tërësi.

“Votë kemi kërkuar nga qytetari dhe askush nuk i ka quajtur deputetët hajvanë. Kjo gjuhë që përdoret për të përgjithësuar dhe për të mos i kushtuar rëndësi detajeve krijon një qasje refuzuese ndaj mediave. Askush nuk i ka quajtur deputetët hajvanë, është quajtur një person që ka bërë premtime që tejkalonin shumën jo vetëm të buxhetit të shtetit por gjithë GDP-së. Në atë kontekst është përdorur”, ka thënë Gërvalla.
Gjatë fushatës zgjedhore, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj pati premtuar se do të investonte 25 miliardë euro në projekte kapitale nëse do t’i fitonte zgjedhjet. Për katër vjet qeverisë ai pati premtuar 3 miliardë euro në infrastrukturën rrugore, 1.5 miliardë euro investime kapitale në arsim dhe shëndetësi, 1 miliard për ndërtimin e digave për furnizim me ujë, e 1 miliard euro për modernizimin e tërë rrjetit të transportit hekurudhor.

Haradinaj premton 25 miliardë euro investime kapitale
Investime kapitale në vlerë prej 25 miliardë eurosh ka premtuar të martën Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Forumit të I
koha.net

E, Kurti në fjalimin e 10 shkurtit nga sheshi i Prishtinës pati përmendur edhe çështjen e koeficientit.

“E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor. Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…Kurrë s’është bërë më tepër luftë se ndaj kësaj qeverie. Me oligarkë që japin para pa hesap, e me opozitë që bëjnë marrëveshje edhe me dreqin kundër qeverisë sonë. Edhe prapë se prapë kanë humbur, kanë me mbet opozitë sepse nuk ia duan të mirën as shtetit e as popullit”, pati deklaruar Kurti.

Ndërkohë, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë fushatës zgjedhore pati premtuar rritje të pagave me koeficient 150.

“Koeficienti 150 që në javën e parë është zotimi ynë publik”, pati thënë Abdixhiku.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kështu duket fashizmi i Stoilkoviqit

Kush shkon i pari në punë, ka fatin të ulet në karrige. Për tavolinë apo kompjuter pune, as që bëhet fjalë. Kjo është realiteti...

Avramvski: Zaev dhe Filipçe me investime në Dubai: Njëri me ndërtesë, tjetri me apartament

Sipas deklaratave të ish-bashkëpunëtorit të Zoran Zaevit, Tоme Avramski, dhe raportimeve nga VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Venko Filipçe kanë lidhje me investime në pronë...

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu