Punonjësit e disa institucioneve përfshi dhe ata të Kopshtit Zoologjik kanë mbetur pa paga

Punonjës të disa institucioneve kanë mbetur ende pa paga. Ndër ta janë edhe rreth 50 të punësuar në Kopshtin Zoologjik. Mile Tanovski kryetar i sindikatës së të punësuarve në kopshtin Zoologjik u bëri apel të gjithë personave kompetent në këtë rast ta kryejnë punën e tyre sa më shpejtë në mënyrë që të mos detyrohen të bëjnë greva më të mëdha. Ai tha se që nga muaji mars të punësuar nuk kanë marrë paga, ndërsa që nga dita e djeshme kanë humbur edhe sigurimin shëndetësor. Në mbështetje të tyre doli edhe kryetari i SASHK Jakmi Nedellkovski i cili tha se atë që e vuajtën të punësuarit në kulturë tani po e vuajnë edhe të punësuarit në kopshtin zoologjik.

“Këtë protestë nuk e bëjmë kundër askujt, nuk është kundër kulturës as kundër qytetit të Shkupit siç kishte spekulime në disa mediume, kjo protestë është që të na shohin se ne nuk kemi marra paga që nga muaji marsi, pagën e fundit e kemi marrë para 45 ditëve. Neve na duhen paratë pasi që nga dje kemi humbur edhe sigurimin shëndetësor për shkak të mos marrjes së pagave në kohë”, deklaroi Mile Tanovski, kryetar i sindikatës së të punësuarve në Kopshtin Zoologjik.

“Nëse sot njerëzit dolën publikisht ta tregojnë brengën e tyre, nga nesër nëse urgjentisht nuk paguhet paga e tyre me shumë mundësi dyert e kopshtit zoologjik do të jenë të mbyllura. Kështu që i gjithë opinioni do të informohet, për fat të keq kjo bukuri që ndodhet para meje do të jetë e mbyllur për vizitorët”, tha Jakim Nedellkovski kryetari i SASHK. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu