Ish-deputetja Ismaili: Me votim të fshehtë, LV-së do t’i mungonin edhe votat e veta

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar për situatën e fundit politike në vend.

Në një postim në “Facebook” me titull: “Kur shumica e ka dobësinë më të madhe pas fshehtësisë”, Ismaili ka theksuar se kur një shumicë politike kërkon votim të fshehtë, në dukje kërkon liri për ndërgjegje dhe ndoshta ndonjë votë ‘hua’.

“Por kur këtë e bën Lëvizja Vetëvendosje!, është më tepër një akt simbolik, një vegël taktike për të thelluar krizën dhe blerë kohën. Në realitet, LVV është më se vetëdijshme që në votimin e fshehtë nuk do ti dilnin as numrat e vet, e lëre më “të huazojë” ndonjë nga opozita”.

“Jam e bindur, siç mund të jetë edhe znj. Haxhiu e bindur, që mbase as gjysma e grupit parlamentar të LVV-së nuk do ta votonte atë për kryetare të Kuvendit, për shumë arsye të njohura publikisht”, ka shkruar Ismaili.

Ajo ka thënë se votimi i fshehtë nuk është shpëtim për një shumicë manipulative. “Votimi i fshehtë për ta është pasqyrë që ua kthen të vërtetën. Ajo është edhe më e dobët pas votimit të fshehtë”, ka shkruar ish-deputetja Ismaili.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu