LSDM: Punëtorët e Kulturës ende pa paga, ministri bën harxhime luksi në Japoni

“Ndërsa institucionet kulturore mezi po mbijetojnë dhe punonjësit janë ende pa paga, Ministri i Kulturës Zoran Ljutkov, së bashku me një grup të madh partiak, organizoi një ekskursion “diplomatik” në Japoni. Me të janë Ministri Timço Muçunski dhe gruaja e tij, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë dhe disa “autoritete të tjera kulturore”, gjoja për të mbështetur ansamblin Tanec dhe për të forcuar bashkëpunimin kulturor”, thuhet në reagimin e sotëm të LSDM-së.

Nga kjo aprti akuzojnë ministrin për harxhime luksi dhe jo-transparencë mbi shpenzimet e këtij udhëtimi.

“Nga sa persona përbëhet saktësisht ky delegacion luksoz? Sa para publike u shpenzuan për udhëtimin në Osaka, për bileta avioni, akomodim, dieta, darka protokollare, gardërobë dhe dhurata? Dhe çfarë, në fakt, do të sjellin ata përsëri në Maqedoni? Përveç një albumi me selfie, postimesh rreth “takimeve të suksesshme” dhe disa sloganeve rreth “dialogut ndërkulturor”? Ironikisht, ata organizuan edhe një ekspozitë kushtuar arkitektit Kenzo Tange, vizionarit që projektoi Shkupin pas tërmetit katastrofik të vitit 1963. I njëjti Shkup që VMRO-DPMNE, me të njëjtën strukturë e shpërfytyroi me stiropor dhe barok të rremë përmes projektit “Shkupi 2014″. Kush ka guximin pra të festojë Kenzo Tange tani, kur puna e tij është shkelur rëndë nga estetika partiake e stiroporit dhe kiçi? Qytetarët meritojnë një përgjigje: Sa kushtojnë ekskursionet e Ljutkovit, sa kushton kjo paradë? Dhe a është kultura vetëm një alibi për luksin turistik?”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Shqiptarët s’e duan Amerikën”, fjalët e Albin Kurtit – shkaktarit për ndëshkimin e Kosovës nga ShBA (VIDEO)

Ishte viti 2016, kur Albin Kurti, me zë të lartë tha ca fjalë për popullin e shtetit që konsiderohet më pro-amerikan në Evropë. “Shqiptarët nuk...

Adnan Azizi kundër shkrirjes së Lëvizjes BESA në VLEN. Dita e martë, ditë vendimtare: A do të shkatërrohet VLEN apo do të krijohet?

Një emër që arriti të bëhet pjesë e qeverisë edhe pse humbi në zgjedhjet parlamentare vazhdon të mbetet një enigmë. A do të vazhdojë...

Paralajmërime për luftë civile në Izrael

Mediat izraelite dhe ato botërore kanë përqendruar vëmendjen në pasojat e luftës së vazhdueshme të Izraelit në Rripin e Gazës, si dhe përfundimin e...

Pendarovski: Elita politike thotë NATO, por de fakto dëshiron të jetë në “botën tjetër”

CIVIL-i e publikon transkriptin e plotë të intervistës ekskluzive të rëndësishme me Prof. Dr. Stevo Pendarovski, ish-President i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe...

Sela s’e shmang debatin për pjesëmarrje në qeveri

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, deklaroi se vendimi për pjesëmarrjen e mundshme të partisë në Qeveri, do të merret nga Kuvendi...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu