“Reporterët pa kufij”: Maqedonia e Veriut shënon rënie në lirinë e medias

Maqedonia e Veriut ka shënuar rënien në indeksin vjetor për lirinë e mediave, sipas organizatës Reporterët pa Kufij, duke u renditur në vendin e 42-të në botë nga 180 shtete. Në vitin 2024 RMV renditej në vendin e 36, ndërsa në vitin 2023 në vendim e 38. Sipas raportit, edhe pse televizioni është burimi dominues i informacionit, mediat online gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm.

Në kontekstin politik, në raport thuhet se ambienti i përgjithshëm mbetet i favorshëm për lirinë e shtypit, por që agjencitë qeveritare nuk janë shumë transparente dhe gazetaria kritike i nënshtrohet gjithnjë e më shumë sulmeve.

“Për shkak të polarizimit të fortë politik, media mund të vihet nën presionin e autoriteteve, politikanëve dhe biznesmenëve në nivel kombëtar dhe lokal. Dy partitë më të mëdha (në pushtet dhe në opozitë) kanë krijuar sisteme mediatike paralele mbi të cilat ushtrojnë ndikimin e tyre politik dhe ekonomik. Transmetuesit publik i mungon pavarësia editoriale dhe financiare”, thuhet mes tjerash në raportin e RPK-së.

Në raport thuhet se vendi nuk ka përparim në harmonizimet ligjore me standardet e BE-së në sferën e mediave.

“Ndërsa kushtetuta garanton lirinë e fjalës dhe ndalon censurën, vendi ka qenë i ngadalshëm në harmonizimin e legjislacionit të medias me standardet e Bashkimit Evropian, ku synon të anëtarësohet. Paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPPs) shërbejnë si instrumente frikësimi dhe presioni ndaj mediave të pavarura. Një ligj i ri që ri-autorizon autoritetet kombëtare dhe vendore për të reklamuar në mediat private, ka ngritur shqetësime se mund të lidhet me tregtimin e mundshëm të ndikimit”, thuhet në raport.

Në lidhje me pjesën ekonomike në gazetari, në raport shtohet:

“Redaksitë e disa prej kanaleve televizive kryesore janë të ekspozuara ndaj presioneve ekonomike nga pronarët e tyre. Financimi shtetëror është i kufizuar dhe jo transparent dhe media e pavarur mbështetet shumë te donatorët. Grantet e huaja të bazuara në projekte kontribuojnë thjesht për mbijetesën, por jo për zhvillimin e mëtejshëm. Gazetaria është një profesion shumë i pasigurt. Disa media i nënshtrohen tregtisë me ndikim nga agjencitë e marketingut”, thuhet në raport.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shkak gjendja shëndetësore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka ndërprerë vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara, pasi është sëmurë, kanë raportuar mediat në Serbi. Sipas transmetuesit publik...

Ambasada britaneze i bën thirrje Qeverisë së re të krijojë mjedis të lirë për gazetarët

Në ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada britaneze në Prishtinë bën thirrje që qeveria e re e Kosovës të mbrojë dhe të ruajë...

Gërvalla: Kurti nuk i quajti hajvanë deputetët, por vetëm një person

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, ka thënë se fjala “hajvan” që qe përmendur nga kryetari i kësaj partie, Albin Kurti, ditën e zgjedhjeve...

Liderët e VLEN-it dhe Taravari përshëndeten🤝 me Mickoskin, por jo edhe me njëri-tjetrin!

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të punimeve për autostradën Tetovë–Gostivar, ku morën pjesë të gjithë partnerët e koalicionit qeveritar, u vu re një moment i...

Ligji i Gjuhëve, BDI: Gjykata Kushtetuese instrument politik kundër barazisë dhe Marrëveshjes së Ohrit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar pas deklaratave të kreut të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, për të cilin thonë se tregon sjellje gjithnjë e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu