Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot do ta shënojë Ditën ndërkombëtare të punës – 1 majin me protestë sindikaliste duke kërluar rroga më të larta dhe kushte më të mira për punë.
Dita ndërkombëtare e punës shënohet më 1 Maj në shenjë respekti ndaj viktimave të grevës që në vitin 1886 u mbajt në Çikago, ku kërkohej orar pune prej tetë orëve. Në shenjë respekti për viktimat, në vitin 1889 në kongresin themelues të Internacionales së dytë u soll Deklarata me të cilën u bëhet thirrje punëtorëve nga e mbarë bota për demonstrata me qëllim që të përmirësohet pozita e tyre. Prej atëherë në disa shtete të botës mbahen marshe protestuese. Në vendin tonë, 1 Maji është shpallur ditë jopune në pajtim me Ligjin për festat.
Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafillov, siç paralajmëroi dje, protesta do të fillojë në orën 11 prej para Shtëpisë së punëtorëve dhe do të vazhdojë deri te Kuvendi dhe para Qeverisë, duke cekur se kërkohet rritje e rrogës minimale në së paku 500 euro dhe rritje e të gjitha rrogave të tjera për 100 euro, respektim i marrëveshjeve kolektive dhe rritje e rrogave të të punësuarve në pajtim me përfitimet nga të njejtat.
Konfederata e sindikatave të lira (KSL) nuk do të marrë pjesë në protestë, sepse siç sqaroi dhe kryetari Bllagoja Rallpovski, konsideron se në vend ka dialog të mirë social dhe se problemet çdoherë zgjidhen në tryezë.
Trendafillov paralajmëroi se në protestë do të bashkangjiten edhe sindikata të tjera, të cilat, potencoi, qëndrojnë në anën e të drejtave të punëtorëve.
“Protesta është mënyrë që në 1 Maj të shprehim pakënaqësi nga lartësia e rrogave të cilat i marrin punëtorët në Maqedoni, ndërkaq siç kemi thënë shumë herë deri më tani, janë më të ulëtat në rajon, e të mos flasim edhe më gjerë. Lidhja e sindikatave të Maqedonisë u bën thirrje të gjithëve të cilët ia mendojnë të mirën punëtorit, gjatë ditëssë nesërme, më 1 Maj në orën 11 të na bashkangjiten në protestën e punës në rutën e lëvizjes-Kuvend-Oda ekonomike-Qeveri”, bëri thirrje Trendafillov.
Vetëm sindikalistët, theksoi Trendafillov, mund t’i dëmtojnë punëtorët.
“Siç kam thënë shumë herë në të kaluarën edhe kur sindikalistët i mbështesin politikat qeveritare, kjo atëherë është në dëm të punëtorëve. Atë që e tha edhe kryetari i AOGJSH disa ditë më parë është se ka shantazh për heqje të një marrëveshjeje kolektive për 130 mijë punëtorë në tërë sektorin publik në maqedoni në llogari të disa mijë punëtorëve në sektorin publik. Atë që harrojnë t’ua thonë apo harrojnë ta thonë kolegët nga sindikatat e tjera të cilat për fat të keq, festojnë 1 Majin më 30 Prill, është se ata pranojnë shuma shumë më të ulëta nga ajo që është paraparë sot edhe me ligj edhe me marrëveshjen kolektive. LSM nuk do të lejojë asnjë punëtor i LSM-së të vuajë për rritje të rrogave”, tha Trendafillov.
Ai theksoi se nuk ka dialog social, sepse nuk ka Këshill ekonomiko-social, sindikatë reprezentuese në anën e punëtorëve, duke cekur se nuk është patjetër të jetë LSM, por cila do sindikatë tjetër.
“Gjithnjë derisa kanë arsyetime se nuk kanë partner social reprezentues nga ana e kundërt që t’i cekë kërkesat e punëtorëve nëse nuk na dëgjojnë në tryezë do të na dëgjojnë në rrugë”, tha Trebdafillov.
Kryetari i KSL-së, Bllagoja Rallpovski, dje deklaroi se KSL çdoherë ka dalë në protestë kur për atë ka ndjerë se ka nevojë dhe se sot do të jetë në shtëpi me familjen.
“Tani themi se kemi dialog të mirë social dhe prandaj në mënyrë të këtillë e shënojmë 1 Majin. Kur të ndjejmë se do të rrezikohen të drejtat tona apo do të jemi të diskriminuar, atëherë, të jeni të sigurt, nuk do ta presim 1 Majin, por menjëherë do të dalim në protestë”, sihte decid kreu i KSL-së, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve pas konferencës “Të drejtat e punëtorëve në kohë nryshimesh: Së bashku drejt tranzicionit të drejtë dhe administratës efikase”.
Sipas tij, edhe pa sindikata reprezentuese, në nivel të sindikatave degë është biseduar me Qeverinë e cila ka treguar gatishmëri prej 1 majit të fillojë sërish dhe rritje më të madhe të rrogave në sektorin publik, por, përse kjo nuk do të ndodhë, duhet, vlerësoi, të tregojnë ata që do të protestojnë.