Kasami: Ne nuk e përzumë Taravarin, ai doli vetë dhe shkoi tek BDI-ja

Kryetari i Besës dhe kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mohon se krahu i Aleancës për shqiptarët i Arben Taravarit është “përzënë” nga koalicioni “Vlen”. Ai mbrëmë gjatë pjesëmarrjes në TV “21” tha se “Taravari vetë ka dalë nga koalicioni dhe ka shkuar tek BDI-ja”.

“Secili që shkon tek BDI-ja, për të bashkëpunuar me BDI-në, del”, tha Kasami.

Në pyetjen për të sqaruar nëse Taravari me vullnetin e tij e ka braktisur koalicionin apo është “përzënë”, Kasami përsëriti se ai vetë ka vendosur të dalë nga “Vlen”-i.

“Jo, ka dalë. Ai (Arben Taravari) doli vetë. Për të shkuar tek Ali Ahmeti dhe tek BDI-ja. Duhet të dalësh që këtu për të shkuar atje. Ai e pranoi atë (se negocion me BDI-në). Ai e pranoi… Ai pranoi”, deklaroi Kasami.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Elezi “thumb” Hoxhës: Nga hyzmeqar i Alisë, tani i vardiset VLEN-it

Eksponenti politik i koalicionit VLEN, Afan Elezi, përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj disa ish përfaqësuesve të afërt me sistemin e mëparshëm...

Dukagjini: Xhandarmeria serbe u fut edhe më 15 tetor brenda kufirit, Sveçla e Policia asnjë zë, KFOR-i e konfirmon

Në fshatin Rakinicë të Podujevës, ushtarë të armatosur të xhandarmërisë serbe kanë kaluar kufirin duke hyrë në territorin e Kosovës. Pamjet ekskluzive të siguruara...

Abdixhiku- Kurtit: Ua vodhe të ardhmen studentëve, tash provon t’ua blesh me 100 euro

Sot, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vetëm tre ditë para balotazhit të 9 nëntorit, ka njoftuar se është bërë pagesa për grupin e parë...

Dalin detaje të reja mbi ngjarjen e kobshme në Tetovë – E ndjera ishte në lidhje dashurie me…

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi që kishte...

Arrestohet një person nga Kumanova në lidhje me rastin tragjik në Tetovë

Mbrëmë në orët e vona Tetova u godit nga një lajm i kobshëm. Një vajzë e re 24-vjeçare kishte humbur jetën pasi kishte rënë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu