Shaholli: Shkrihen vredistët në një parti!

Dje vredistët e “Severnës” në mbledhjen e fundit mes tyre i shkrinë subjektet politike në një parti, ku sot e tutje do të ketë vetëm një parti dhe ajo është VREDI.
Nga mbledhja ata dolën të kënaqur duke thënë se tashmë jemi një subjekt dhe se në ditët në vijim pritet ngritja e strukturave të përbashkëta.
Kryesia është zgjedhur por nuk ka akoma një kryetar, por siç thanë ata për të do të vendosin në ditët në vijim.

Njëri nga eksponentët e VREDI-t siç është z.Kasami, para mediave u shpreh se:
“Unë e përmenda, se në mbledhjet e radhës, në ditët në vijim do të flasim edhe për organet e tjera duke përfshirë këtu edhe lidershipin e partisë. Ajo që është me rëndësi që nga sot nisim homogjenizimin dhe ngritjen e strukturave të përbashkëta atë që e kemi paralajmëruar – themelimin e një subjekti të vetëm politik”.

Cilido që të zgjidhet lider i partisë së re me apetite të vjetra për pushtet, shqiptarët nuk do të kenë asnjë leverdi nga VREDI i vjetër dhe i ri në qeverinë e despotit Micko, pasi ata nuk patën këllqe që me dinjitet të kërkonin ndryshimet e premtuara, por u qurravitën dhe u jargosën për 10 muaj para Mickos me kërkesa mjerane për ta sjellë ndryshimin e premtuar para shqiptarëve, edhe pse ishin zotuar se ndryshimet kushtetuese do të ndodhin pas 6 muajve të qëndrimit të tyre në qeverinë e koalicionit.

Për kryekomitin Micko vredistët janë numra të pa dobishëm që paraqesin vetëm fasadë kozmetike para ndërkombëtarëve, sesi pakicat në “državën Severna” (në këtë rast vredistët) kanë treguar lojalitet ndaj pushtetit dhe jo si forcë politike me dinjitet para shqiptarëve.

Përkundrazi, në vend të ndryshimit të premtuar vredistët kanë treguar momente dobësie dhe nënshtrimi, vasalitetit dhe qyqarllëku para supremacisë së pushtetit maqedon.

Përballë pabarazisë etnike dhe njollosjes së identitetit gjuhësor të shqiptarëve në kushtetutë si nofka e 20%, vredistët dështuan para shqiptarëve kur premtuan se ajo do të shlyhej pas 6 muajve me pjesëmarrjen e tyre në qeverinë e koalicionit, megjithatë ndryshimi nuk ndodhi!

Ndryshimi nuk ndodhi dhe as ka për të ndodhur me këta qeramanë të kampit shqiptar që po dëshmohen çdo ditë e më shumë si vasalët të bindur të despotit Micko, që nuk i bën llogari si subjekt politik, por i mban në pallatin e bardhë si marioneta që kapërdisen korridoreve të saj si idiotë të padobishëm që i duhen veçse për kozmetikë para ndërkombëtarëve.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vuçiq: Nuk arritët vitin e kaluar të më rrëzonit nga pushteti, unë nuk jam Sllobodan Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një video postim në Instagram dërgoi një mesazh duke theksuar se, siç thotë ai, “Liria është gjëja më...

Këshilli i Prokurorëve Publikë do të hap procedurë pas deklaratave “mediokre” të Mickoskit ndaj Ristoskës

Këshilli i Prokurorëve Publikë hap një procedurë pas raportimit të prokurores Lençe Ristoska për kryeministrin Hristijan Mickoski, pasi ai e quajti publikisht atë “mediokre”...

QMK: Tetova përballet me rrëshqitje dheu, në Kërçovë janë evakuuar 120 persona

Për shkak të përmbytjeve që kanë goditur pjesë të vendit si pasojë e reshjeve të shiut, në Koçan dhe Ohër po ndërhyhet me mekanizëm...

Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin

BOTË Protesta mbarëkombëtare në Iran, raportohet për dhjetëra viktima/ Bllokohet interneti në të gjithë vendin 09/01/2026 Irani u përfshi të enjten në mbrëmje nga një ndërprerje...

Vërshimet në veri: Mbyllet një urë shkaku i dëmtimeve – evakuohen katër familje që iu përmbytën shtëpitë

Policia e Kosovës ka dalë me përditësim lidhur me situatën në veri të vendit, pas vërshimeve që u shkaktuan si pasojë e reshjeve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu