Anketa në Maqedoni/Nëse nesër mbahen zgjedhje ja si renditen partitë politike (TABELA)

Një sondazh i realizuar nga MKD.mk dhe Market Vision nxjerr rejtingun e partive politike dhe liderëve politikë në Maqedoninë e Veriut.

Sa i përket liderëve, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka besimin më të madh të qytetarëve, me 25,4% të mbështetjes.

Pas tij renditen Ali Ahmeti me 6,2%, ndërsa vendin e tretë e ndajnë Arben Taravari nga ASH dhe Venko Filipçe i LSDM me nga 3,8%, më pas vijojnë Dimitar Apasiev me 2,7%, dhe Maksim Dimitrievski me 2,4%, Izet Mexhiti 2.1

Në anën tjetër, një përqindje e madhe e qytetarëve (rreth 50%) deklarojnë se ose nuk kanë besim tek asnjë lider, nuk dinë të përgjigjen ose nuk duan të përgjigjen.

Sa i përket mbështetjes për partitë politike në rast se zgjedhjet do të mbaheshin sot, VMRO-DPMNE do të fitonte bindshëm me 51,7% të votave.

Më pas renditen BDI me 12,1%, SDSM me 10,9%, Koalicioni “VLEN” në total me 13%, ku përbëhet nga Aleanca për Shqiptarët ( me 5,8%), BESA (2,6%), Lëvizja Demokratike (3,6%) dhe Alternativa (1%).

Pas tyre vijnë Levica me 6,4% dhe ZNAM me 5%.

Ky sondazh tregon një epërsi të qartë të VMRO-DPMNE-së dhe një fragmentim të madh në kampin opozitar dhe atë shqiptar.
Sondazhi u realizua nga MKD.mk dhe Market Vision, në periudhën nga 20 mars deri më 17 prill 2025.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si u fut “Srpski svijet” në Severnën e Vredit dhe të Mickos?

A duhet të shqetësohen shqiptarët më ndërhyrjen e "srpski svijet" në Severnën e VREDI- dhe të Mickos? Shqiptarët duhet të shqetësohen nga "srpki svijet"...

Dita e Ushtrisë në Shkup, Kryeministri Mickoski provokon Greqinë, flet për Maqedoninë pa përmendur Veriun

Është pikërisht kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, i cili ka shkaktuar këtë situatë pasi përdori emrin e Maqedonisë, por pa përmendur Veriun....

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu