“Në vendin e ngjarjes erdhën me motoçikletë”, MPB me detaje nga vrasja në Duqanixhik

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë dhënë detaje shtesë nga përleshja e djeshme me armë zjarri në Duqanxhik të Shkupit, ku si pasojë mbeti i vrarë 31-vjeçari A.S. nga Shkupi, përcjell TV21. Sipas Policisë, personat kishin ardhur në vendin e ngjarjes me motoçikletë, ndërsa sipas njoftimit, 31-vjeçari ndërroi jetë në ora 16:00, pasi u transportua në spital.

“Më datë 25.04.2025 rreth orës 14:00, në SPB-Shkup është raportuar se në Rrugën “Vojdan Çernodrinski” në rajonin e Bit Pazarit ka të shtëna me armë zjarri. Në vendngjarje kanë mbërritur zyrtarë policorë të Stacionit të Policisë Bit Pazar dhe efektivë të Njësisë së Policisë Intervenuese, të cilët kanë konstatuar se ka pasur përplasje me armë zjarri mes dy personave të cilët kanë mbërritur me motoçikletë dhe kanë filluar të qëllojnë në drejtim të një personi që ndodhej tashmë në vendngjarje, pas çka A.S. (31) nga Shkupi ka marrë plagë nga gjuajtjet dhe është u transportuar në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza”, ku rreth orës 16:00 ka ndërruar jetë. Në vendngjarje u gjetën disa gëzhoja dhe u dëmtuan disa vitrina nga dyqanet aty pranë, si dhe disa automjete të parkuara”, thonë nga MPB.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

UT shpreh ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës

Universiteti i Tetovës nëpërmjet Kuvendit Universitar të Studentëve, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Daorsa Spahijës, e cila dje u gjet e vdekur në...

Vrasje e rëndë në Malishevë: Dhëndri ekzekuton dy miqtë e tij

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Malishevë, ku sipas informacioneve të para, një person ka vrarë dy miqtë e tij. Sipas raportimeve të...

Ngjarja tragjike e studentes në Tetovë, gazetari Hasipi: Turp për SPB-Tetovë- heshtja që shqetësoi mijëra studentë dhe familje

“Lidhur me rastin tragjik të studentes nga Kosova, Policia e Maqedonisë, për hir të interesit të përgjithshëm, evitimin e paqartësive, evitimit të dezinformacioneve, do...

Izraeli u bën thirrje hebrenjve të largohen urgjentisht nga New York-u pas zgjedhjes së Mamdanit

Zohran Mamdani, demokrati progresiv me origjinë nga Uganda, ka qenë kritik i hapur i fushatës ushtarake të Izraelit në Gaza, duke e quajtur atë...

Polonia do të stërvitë ushtarakisht rreth 400.000 njerëz në vitin 2026

Polonia do ta fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu