Mexhiti:Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë!

Zv/kryeministri i parë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti thotë se, vetëm të bashkuar shqiptarët mund të përfaqësohet denjësisht në institucionet shtetërore. Ai paraljmëron shkrirjen e koalicionit VLEN në një lëvizje politike.

“Vetëm të bashkuar mund t’u japim shqiptarëve përfaqësimin që meritojnë. Përfaqësim dinjitoz, efikas dhe me zë të fuqishëm në qeveri, në institucione dhe në çdo komunë. Kjo është bindja jonë e palëkundur në Lëvizjen Demokratike, pjesë përbërëse e koalicionit VLEN, dhe kjo është rruga që kemi zgjedhur ta ndjekim me përkushtim të plotë.

Sot, vendtakimi ynë ishte Struga. Qyteti ku ujërat e Drinit dhe fryma e poezisë bashkohen në një thirrje për unitet dhe vizion. Në këtë qytet me rrënjë të thella historike dhe me një shpirt të gjallë modern, ndjeva energjinë e njerëzve që presin ndryshim të vërtetë. Struga është gati, dhe ne jemi gati.

Në takimin me strukturat tona, analizuam sfidat e momentit dhe përcaktuam hapat konkretë për të forcuar më tej veprimin tonë politik. Ndërsa zgjedhjet lokale po afrohen, ndjehet gjithnjë e më shumë energjia dhe vendosmëria për fitore. Ka besim, ka vizion dhe mbi të gjitha ka një vullnet të qartë për të vazhduar me ndryshimin, që ka sjellë një qeverisje të drejtë dhe të denjë për çdo qytetar.

Ky është angazhimi ynë. Kjo është rruga jonë. Dhe bashkë do ta çojmë deri në fund!”, ka shkruar Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Si rusët e tradhtuan Maduron gjatë aksionit të amerikanëve?

Ndërsa forcat kubane pësuan humbje të rënda duke mbrojtur presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro, raportet tregojnë se njësitë elitare ruse, të dërguara për të...

RUSIA KA NXJERRË NGA IZRAELI DIPLOMAT DHE FAMILJET E TYRE NË SUPER-EVAKUIM!

Raportimet e fundit nga mediat hebrea dhe rajonale thonë se brenda 24 orëve Rusia ka realizuar të paktën 3 fluturime evakuimi nga Izraeli drejt...

Alba shpërthen në lot për raportin me Limin në BBVK: “Më ka lënduar thellë”

Prania e ish-partnerit rikthen plagë të vjetra dhe akuza për tradhti brenda shtëpisë më të famshme Drama personale ka marrë një tjetër kthesë brenda shtëpisë...

VLEN nuk bëhet. Kasami mund të largohet nga qeveria? “Formohet koalicion i ri: BDI-BESA – ASH (Taravari)”

Dokumenti i Zeqirja Ibrahimit që VLEN të shndërrohet në një parti të vetme ka marrë fund. As Izet Mexhiti nuk pranon të...

Identiteti i përdhosur i gjuhës shqipe në kushtetutë!

Që nga nënshkrimi i MO gjuha shqipe në kushtetutën antidemokratike të Severnistanit qëndron e paprekur dhe "shëndosh e mirë" me emërtimin përdhosës si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu