BE “kërcënon” Serbinë: Bllokojmë integrimin nëse Vuçiç shkon në paradën e Putinit

Procesi i anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian mund të përballet me bllokim serioz në rast se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, merr pjesë në paradën ushtarake të 9 majit që do të mbahet në Moskë, e organizuar nga Kremlini.

Kjo paradë, që përkujton fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, është kthyer në vitet e fundit në një simbol të fuqisë ushtarake ruse dhe përkrahjes ndaj politikave të Vladimir Putinit, veçanërisht në kontekstin e luftës në Ukrainë.

Zyrtarë të lartë të BE-së kanë paralajmëruar se pjesëmarrja e një udhëheqësi nga një shtet kandidat në këtë ngjarje do të ishte në kundërshtim me parimet dhe vlerat që përfaqëson Bashkimi Evropian. Sipas tyre, një vizitë e tillë do të dërgonte një sinjal negativ në lidhje me përkushtimin e Serbisë ndaj politikës së jashtme të përbashkët evropiane, përfshirë edhe sanksionet ndaj Rusisë.

“Disa vendime kanë kosto”, tha Jonatan Vseviov, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Estonisë, duke komentuar mundësinë e pjesëmarrjes së Vuçiqit në paradë.

“Pasoja është që Serbia nuk do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, shtoi ai, duke theksuar se një veprim i tillë do të minonte seriozisht përparimin e vendit drejt integrimit në union.

Ky zhvillim vjen në një moment kur Serbia ndodhet në një udhëkryq politik mes ruajtjes së marrëdhënieve tradicionale me Rusinë dhe përpjekjeve për t’u afruar me BE-në.

Nga Brukseli kërkohet një qëndrim i qartë dhe i vendosur ndaj agresionit rus në Ukrainë. Ndërkohë, përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të tregojnë unitet me Ukrainën duke refuzuar çdo ftesë për të marrë pjesë në ceremonitë që organizohen nga Kremlini.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Aksion policor në Maqedoni, arrestohet një ish-drejtues i DAP-it

Shtip po zhvillohet një aksion policor në kuadër të një hetimi të lidhur me Drejtorinë e të Ardhurave Publike, gjatë të cilit është arrestuar...

Raporti i UNICEF: 417 milionë fëmijë në mbarë botën jetojnë në varfëri

Në mbarë botën, 417 milionë fëmijë vazhdojnë të jetojnë në varfëri multidimensionale, të privuar nga të paktën dy nevoja themelore si ushqyerja, strehimi...

Izraeli sulmon sërish Gazën, 28 të vrarë, mes tyre 9 fëmijë/ Hamasi-SHBA: Ushtroni presion ndaj Tel Avivit

Të paktën 28 palestinezë, mes tyre 9 fëmijë, u vranë të mërkurën nga sulmet ajrore izraelite në disa zona të Gazës, duke shënuar përshkallëzimin...

“Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhje, Rrahmani: Jemi të gatshëm për koalicione me të gjitha partitë

Ish-deputeti Eman Rrahmani ka njoftuar se “Lista për Familjen” do të marrë pjesë në zgjedhjet e reja kur do që ato mbahen. Përmes një video...

Kosova drejt zgjedhjeve/ Osmani mbledh liderët partiakë për datën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar në takim kryetarët e partive politike, për të enjten, sot, pas dështimit të mandatarit, Glauk Konjufca,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu