Hakmarrja e SHBA-së: Goditen 85 objektivë në Siri e Irak! Biden: S’falim gjakun amerikan!

85 objektivë janë goditur në Siri e Irak, ku hakmarrja amerikane është përplasur mbi baza që njihen si filo-iraniane.

Gjatë natës, në harkun kohor të vetëm 30 minutave, Shtetet e Bashkuara goditën me dhjetëra shënjestra në katër zona në Siri dhe tre në Irak, të lidhura me Forcat Quds të Pasdaranit dhe milicitë pro-iraniane. Sulmi ishte një forme hakmarrjeje për vrasjen e tre ushtarëve amerikanë në një bazë në Jordani, e cila shënoi një përshkallëzim në luftën në Lindjen e Mesme. Ai erdhi vetëm pak orë pasi Presidenti Biden dhe drejtuesit më të lartë ushtarakë iu bashkuan familjarëve të tre ushtarëve të vrarë, trupat e të cilëve u kthyen në Shtetet e Bashkuara, ku u pritën me një ceremoni solemne në bazën ajrore Dover, në Delauer. Biden e bëri të qartë se “përgjigja e Amerikës do të vazhdojë në kohën dhe në vendet që ne do të vendosim”.

Asnjë nga sulmet sakaq nuk ka ndodhur në Iran. Qendrat e komandës dhe inteligjencës, e depot e raketave dhe dronëve që u goditën, ishin përzgjedhur si të përfshira drejtpërdrejt në sulmet e vazhdueshme kundër amerikanëve”, pohoi gjenerali Douglas Sims, kreu i operacioneve të përbashkëta të Shtabit të Përgjithshëm të SHBA. Gjenerali Sims shpjegoi se në ofensivën ajrore ishin përfshirë avionë bombardues B1, të nisur nga Shtetet e Bashkuara. Koha e goditjes sipas tij, u diktua nga kushtet atmosferike, për të siguruar një saktësi më të lartë e për të shmangur viktimat mes civilëve. “Mesazhi është: nuk duam të shohim më as edhe një sulm të vetëm kundër trupave tona. Nuk po kërkojmë luftë me Iranin apo konflikt në Lindjen e Mesme, por nëse prekemi, do të reagojmë”, përsëriti John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Sipas zyrtarëve iranianë, nga sulmet u vranë 10 persona, ndër të cilët tre irakianë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së!

Mickoski: Jemi para Shqipërisë në rrugën drejt BE-së! Mali i Zi është i pari, në vendin e dytë jemi ne dhe Serbia dhe më...

“E hoqi ndalesën për Ahmed Kalajën”, Tim Shkupi akuzon Krenar Llogën, i drejtohet Mickoskit të reagoj!

Aktivisti Tim Shkupi ka publikuar një reagim të ashpër në rrjete sociale, drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski, duke ngritur akuza serioze ndaj mos reagimit nga...

Kurti uron fitoren e VLEN-it në Maqedoni, por anashkalon Kërçovën dhe Bërvenicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar koalicionin shqiptar VLEN për fitoren në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, ku ka arritur të marrë...

Miratohet kërkesa për të rezervuar një ditë shtesë për dëshminë e Clarkut

Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues shqyrtoi disa kërkesa të Mbrojtjes së Thaçit në lidhje me dëshminë e ardhshme të dëshmitarit të saj të...

Filipçe: Raporti i KE-së është alarm për stagnimin ose regresin e vendit në rrugën e integrimit

Raporti i Komisionit Evropian (KE) është më i keq në dhjetë vitet e fundit dhe e ngre alarmin për të ardhmen dhe perspektivën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu