Vrasja e gazetarit ne qendër të Beogradit, gykata liron ish-anëtart e Sherbimit te Sigurimit Shtetëror

Gjykata e Apelit e Serbisë në Beograd i ka liruar të premten katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë, të akuzuar për vrasjen e gazetarit, Sllavko Quruvija, në prill të vitit 1999.

Gjykata e rrëzoi aktgjykimin e shkallës së parë dhe i liroi Radomir Markoviçin nga akuzat për nxitjen e vrasjes së rëndë, si dhe Millan Radonjiçin, Mirosllav Kurakin dhe Ratko Romiçin nga akuzat për bashkëpjesëmarrje në kryerjen e vrasjes së rëndë.

“Në mungesë të dëshmive të drejtpërdrejta dhe indirekte, të cilat në mënyrë gjithëpërfshirëse dëshmojnë se Markoviç, Radonjiç, Burak dhe Romiç janë fajtorë për këtë vepër penale, Gjykata e Apelit gjen se akuzat në aktakuzë nuk janë dëshmuar në mënyrë absolute”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Quruvija ishte pronar dhe redaktor i “Dnevni telegraf” (Telegrafi Ditor) dhe i gazetës javore, “Evropljanin”, (Evropiani). Sllavko Quruvija ishte vrarë më 11 prill 1999 në qendër të Beogradit, para hyrjes së ndërtesës në të cilën banonte. Ai ishte kritik i madh i presidentit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç.

Gjykimi për vrasjen e tij nisi në qershor të vitit 2015 – gati 17 vjet pas vdekjes së tij. Më 2019, Gjykata Speciale në Beograd i shpalli fajtorë për vrasjen e tij katër ish-pjesëtarët e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Gjykata tha se vrasësi i drejtëpërdrejtë i tij ishte një person i panjohur. Markoviç, ish-shef i Sigurimit Shtetëror (SSH), u dënua me 30 vjet burgim për nxitje të vrasjes së rëndë.

Radonjiç, ish-shef i qendrës së SSH-së në Beograd, po ashtu u dënua me 30 vjet burgim për vrasje të rëndë. Ish-anëtarët e Sigurimit Shtetëror Ratko Romiç dhe Mirosllav Kurak u dënuan me nga 20 vjet burgim secili për vrasje të rëndë. Megjithatë, Gjykata e Apelit e rrëzoi atë vendim në shtator 2020, duke thënë se Gjykata Speciale i tejkaloi akuzat dhe e ndryshoi gjendjen faktike e përshkruar në aktakuzë duke e futur një person të panjohur si fajtorin e drejtpërdrejtë për vrasjen. Në një rigjykim në dhjetor 2021, Gjykata Speciale e dha një aktvendim të ri, duke i dënuar përsëri Markoviçin dhe Radonjiçin me nga 30 vjet burgim secilin, ndërsa Romiçin dhe Kurakun me nga 20 vjet burgim secilin.

Në atë kohë, Reporterët Pa Kufi e mirëpritën vendimin si “një proces i brishtë në vendosjen e drejtësisë për krimet e kryera kundër gazetarëve” në Ballkan. Megjithat, Gjykata e Apelit në Beograd i shqyrtoi ankesat e të akuzuarve në dhjetor 2022, para se ta merrte vendimin e fundit të premten pasdite për lirimin e tyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu