Tarifat e SHBA-ve, Osmani: Maqedonia e Veriut u vendos në listën e vendeve me Serbinë, Rusinë dhe Kinën

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka komentuar vendimin e administratës së presidentit Donald Trump për vendosjen e tarifave për mallrat e vendeve të huaja që hyjnë në ShBA. Sipas këtij vendimi, tarifat për Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi janë 10%, për Maqedoninë 33% dhe për Serbinë 37%.

Ja reagimi i Osmanit përmes një porosie në rrjetet sociale:

Rendi i ri tregtar:

Administrata e Donald Trump sapo shpalli tarifat e reja doganore për importet në SHBA – dhe këtu zbulohet qartë pozicioni i vërtetë i Maqedonisë së Veriut në ekonominë botërore.

➡ Shqipëria dhe Kosova do të përballen me vetëm 10% tarifë
➡ Kroacia (dhe e gjithë BE-ja) me 20%
➡ Maqedonia, Serbia, Kina me tarifa drastike 33%-37%

Çfarë do të thotë kjo?
Maqedonia është futur në të njëjtën kategori me Serbinë dhe Kinën – vende që tradicionalisht përballen me barriera të larta tregtare”, shkruan Osmani.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

Turqia lëshon 37 urdhër-arreste ndërkombëtare, në krye të listës qëndron Benjamin Netanyahu

Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit ka hapur sot një hetim për gjenocid dhe ka lëshuar 37 urdhër-arreste ndërkombëtare. Në krye të listës është kryeministri izraelit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu