SHBA a po insiston për koalicionimet e partive në Maqedoni, ja çfarë thotë ambasadorja Ageler

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler në një intervistë të fundit për TV24 është pyetur se në opinion po flitet se SHBA-të po insistojnë që koalicioni LSDM-BDI që qëndrojë bashkë edhe gjatë zgjedhjeve, por edhe për një “non-paper” që do të nënshkruhej nga partitë shqiptare ku do të thuhet se ato nuk do të koalicionojnë me parti që nuk do të mbështeste ndryshimet kushtetuese, gjatë muaj pas zgjedhjeve.

Por lidhur me këtë, ambasadorja amerikane Ageler ka thënë se nuk ka diçka të tillë, përcjell INA.

“Në këtë vend qarkullojn më së shumti thashetheme. Ka një gjë që dua ta them qartë. As unë, as ekipi im askujt nuk i themi se çfarë duhet të bëjnë. Vendimet e partive dhe të liderëve të partive, por dhe vendimet e përfaqësuesve qeveritarë janë vetëm të tyre, dhe ashtu duhet të jetë. Ne po investojmë shumë në këtë vend dhe të ardhmen e tij, por ky nuk është vendi ynë. Shpresoj që liderët e partive të marrin vendime reale që do ta drejtojnë këtë vend drejt aspiratave të tij evropiane. Presidenti Mickoski do t’ju tregojë se të njëjtën bisedë e kam pasur edhe me të. Ne do të vazhdojmë të punojmë për këtë. Se çfarë pasojash do të ketë dhe sa do të zgjasë kjo qeveri teknike, nuk do të spekuloj, por shpresoj që për qytetarët e këtij vendi dhe për hir të këtij vendi, pas 9 majit të ketë një vendim të qartë që vend të ecë përpara. Por nuk mund të spekuloj se çfarë mund të ndodhë”, theksoi ambasadorja amerikane.

Në lidhje me mesazhet e ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, James O’Brien, lidhur me zgjedhjet dhe hapat e ardhshëm, si dhe pyetjen nëse ai përmes performancave të tij përvijoi konturet e koalicionit të ardhshëm qeveritar dhe si korrespondon vizioni i tij për realitetin nëse merren parasysh presionet në gjyqësor, Ageler thotë se komentet e tij flasin vetë, veçanërisht pasi ai është një njohës i madh i vendit, i njeh dinamikat dhe sfidat rajonale.

“Ai është një nga diplomatët tanë më me përvojë dhe më të aftë, veçanërisht këtu në Ballkan. Ai kaloi shumë kohë këtu, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Ai e kupton dinamikën këtu, i kupton sfidat rajonale. Ajo që po ndodh në këtë vend dhe në rajon është shumë e rëndësishme për të. Të theksojmë se ai është ndihmës sekretar për të gjithë Evropën. Ne ishim me fat që në muajt e fundit ai ishte këtu dy herë. Fusha e punës së tij mbulon një sërë fushash, kryesisht ngjarjet që lidhen me Rusinë dhe Ukrainën. Ai nuk fokusohet vetëm në atë që po ndodh këtu dhe nuk formulon mesazhet e tij për të gjithë Evropën, duke u përqendruar në atë se çfarë mesazhesh arrijnë tek liderët e partive këtu”, deklaroi për TV24, ambasadorja Ageler.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nga errësira drejt ëndrrës: kush është Stenaldo Mëhilli, banori i ri i verbër i Big Brother

Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i pari këtë shtëpi. Stenaldo Mëhilli,...

“Nëse VV zbutet, atëherë çahet dhe humbet”: Qe pse Kurti nuk është zbutur, sipas fjalëve të veta

Kordet zënore në këtë fushatë s’i ka ndezur. Me gjuhë të përzbutur, Albin Kurti, i ka ulur volumin decibelëve agresivë të fushatës së janarit....

Specialja refuzon kërkesën e Veselit për lirim të parakohshëm

Gjykata në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm, duke vendosur vazhdimin e paraburgimit të tij në Qendrën...

Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro

Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai akuzohet se në cilësinë e kryetarit gjatë viteve...

Filipçe: Nëse Ali Ahmeti mendon ta shkatërrojë Maqedoninë siç mburret për Jugosllavinë, kjo nuk do t’i kalojë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM), Venko Filipçe, ka deklaruar se kërkesat dhe deklaratat e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, janë të motivuara...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu