Rikthimi i Mijallkov në biznes përmes “ZK Pellagonija” dhe “Zdravje Radovo”

“Best Vej Investment”, kompania e Jordan Mijallkovit, djalit të ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, dëshiron sërish të jetë pronar i “Sofia Gradba”, kompania që është aksioneri më i madh në “ZK Pelagonija” dhe pothuajse njëqind për qind pronar i fabrikës së qumështit “Zdravje Radovo”, përcjell TV21.

Më 10 mars, Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës mori njoftim se “Best Vej Investment” dëshiron të marrë kontroll të përbashkët me “Orka Holding” mbi “Sofia Gradba” përmes shit-blerjes së aksioneve.

Aksionet do të ndaheshin në mënyrë të barabartë 50-50. Ndryshe, “Orka Holding” tashmë ka në pronësi “Sofia Gradba”, dhe partneri i dytë aktual është “Delta 2015 Konstrakshen”, transmeton “Faktor“. Mbetet për t’u parë nëse kompania “Delta 2015 Konstrakshen” do të shesë aksionet e saj.

Mijallkov, përmes “Best Vej Investment” ishte pronar i “Sofia Gradba”, në periudhën kur vendosi të dorëhiqet nga funksioni i drejtorit të Drejtorisë për Siguri Kombëtare (DSK), dhe të bëhet biznesmen. Por me hapjen e rastit “Perandoria”, humbi pronësinë.

“Best Vej Investment” aktualisht zotëron “Ompetrol Oil”, një kompani që merret me magazinim të karburantit me shumicë. Ndërsa përfshin pompat e benzinës “Best Way Oil”, kompaninë ndërtimore “Develop Group” dhe “Marriott Hotel-Shkup”.

Vitin e kaluar, në maj dhe qershor, pas mbylljes së rastiti “Perandoria”, Mijalkovët sërish u bënë pronarë të “SSI Investment” dhe “Business Properties Investment”, kompani me të cilat ishin të lidhura, por që deri atëherë ishin të regjistruara në emrat e Rubin Nuredinit dhe Serjozha Markovit.

Kjo lëvizje mund të shihet edhe si një “ngrohje e marrëdhënieve” mes Mijalkovit dhe biznesmenit Jordan Kamçev, përndryshe pronar i “Orka Holding”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Detaje nga aksidenti i autobusit nga Kosova në Gjermani, ky është numri i të lënduarve

Pak minuta pas mesnatës, një aksident i rëndë trafiku raportohet të këtë ndodhur në autostradën A8 pranë Irschenbergut në Gjermani. Siç raportojnë mediat në Gjermani,...

Najçevska: “Unë detyrohem të kërkoj falje, ndërsa Bogojeski mbetet i paprekur për thirrjet raciste”

Shkup, 19 gusht 2025 – Akademikja dhe aktivistja Maja Najçevska publikoi një kërkesë publike për falje drejtuar Petar Bogojeskit, pas kërkesës ligjore të bërë...

Lajm i madh nga samiti i Uashingtonit – Çfarë pritet tani?

Një takim i rëndësishëm mes Presidentit amerikan Donald Trump, Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, dhe liderëve evropianë, përfshirë Kancelarin gjerman Friedrich Merz, është mbajtur të...

Lavrov “përmbys” thashethemet: Ne nuk duam territore, por mbrojtje për rusët

Rusia nuk ka synuar kurrë thjesht të pushtojë territore në Ukrainë, qoftë në Krime, Donbas apo Novorosia qëllimi i saj ka qenë të mbrojë...

Ben Blushi:🇦🇱 Shqipëria dhe kriptomonedhat: Pse nuk na lejohet të blejmë Ethereum, Bitcoin apo XRP?

Prej muajsh qytetarët shqiptarë përballen me një mur të padukshëm: bankat vendase refuzojnë transferat drejt platformave që shesin kriptomonedha. Një qytetar që tentoi të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu