Gradohet polici që përdhosi flamurin shqiptar!

Media të ndryshme bëjnë të ditur se “MPB paska formuar një Njësi Speciale Civile në Kumanovë prej 9 vetave, në mesin e të cilëve ka avancuar në detyrë policin maqedonas, i cili përdhosi flamurin shqiptar gjatë festës së 28 Nëntorit”.
Katër muaj më parë zëvendës ministri i brendshëm z.Hiseni, i cili vjen nga radhët e VREDI-t tha se polici në fjalë do të suspendohej por, në vend që të suspendohej, Ministria e Brendshme e inkuadron në ekip elitar për veprim në rrethana të jashtzakonshme me shumë gjasa me motivacion për guximin dhe trimërinë e përdhosjes së flamurit shqiptar.

Nga 24 qershori i vitit të kaluar dhe deri më sot bëhen plot nëntë muaj të martesës për interes mes VREDI-it dhe komitëve të VMRO-së në qeverinë e koalicionit, ku nga kjo martesë për interes mes “nuses” nga VREDI dhe “dhëndrit” komit, edhe pas muajve bashkëjetesë në bordelon qeveritare, “nusja” mulate turko-shqiptare nga VREDI nuk ngeli “shtatzënë” me komitin pasi komiti nuk e gjeti “virgjëreshë”, por të shpuar nga “përçitjet” e mëparshme me titistët e SDSM-së (nga qeveritë e koalicionit të kaluar) dhe si e tillë “nusja” nga VREDI do të shërbej si “shfalerkë” për klientët azgan të koalicionit qeveritar.

Nga ky veprim i Ministrisë së Brendshme në krye me ministrin Toshkoski, kuptojmë qartë se VREDI në qeverinë e koalicionit nuk ka asnjë peshë veç leverdive që vjel nga pushteti si anëtare lojale e kabinetit qeveritar.

Katër muaj më vonë pas skandalit me flamurin shqiptar nuk ndodhi asnjë suspendim për policin e Maksit të Kumanovës, përkundrazi ai gradohet për shërbime të veçanta, ndaj sot, zëvendës ministri Hiseni, e ka fjanë dhe të na thotë se ku mbeti procedura disciplinore për policin që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë?

Me këtë veprim qeveria e kryekomitit Micko e hoqi maskën e pabarazisë dhe të shovinizmit, ku barazia para ligjit mes shqiptarëve dhe maqedonasve anon nga pushteti dhe jo nga balanca e drejtësisë.

Medai Shaholli

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

Vuçiq: Aleance të re ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës e drejtuar kundër popullit serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, megjithëse, siç tha ai, një...

Fuqi blerëse reale- çfarë mund të blini sot me 1.000 denarë

Një mijë denarë kanë pushuar së qeni një "kartëmonedhë e sigurt". Diku midis arkës në supermarket dhe numrit në faturën fiskale, njerëzit sot kanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu