Ditë zie në Bullgari, Serbi dhe BeH në shenjë solidariteti pas tragjedisë në Koçan

Në shenjë ngushëllimi me familjet e viktimave të tragjedisë së Koçanit dhe solidaritetit me vendin, sot është Ditë zie në Bullgari, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Dje me rastin e tragjedisë ishte ditë zie në Mal të Zi, transmeton Portalb.mk.

Qeveria e Bullgarisë, siç raportojnë mediat vendase, me vendim e shpalli 18 marsin e vitit 2025 si Ditë zie kombëtare në Bullgari në kujtim të viktimave që humbën jetën në Koçan.

“Qeveria (Bullgaria) shpreh ngushëllimet për familjet e viktimave. Të martën (18 mars) flamujt kombëtarë të institucioneve shtetërore do të jenë në gjysmështizë. Vendi ynë është i gatshëm të pranojë më shumë viktima, në mënyrë që ata të jenë në kontakt me të lënduarit”, thuhet në deklaratën e qeveris; bullgare, raporton BGNES.

Me vendim të Qeverisë së Serbisë, siç raporton RTS, sot në Serbi është ditë zie për shkak të zjarrit të madh në Koçan, ku 59 persona humbën jetën dhe mbi 150 u lënduan.

Në objektet dhe institucionet shtetërore flamuri kombëtar i Serbisë është ulur në gjysmështizë, ndërsa mediat dhe institucionet kulturore janë të detyruara që programet e tyre t’i përshtatin Ditës së Zisë.

Disa nga të lënduarit në gjendje të rëndë nga zjarri në Koçan janë shtruar edhe në spitale në Serbi dhe Bullgari. Sipas informacioneve të organeve shëndetësore, në disa spitale në Bullgari janë 14 pacientë, ndërsa në Serbi janë trajtuar dhe po trajtohen 17 persona.

Në vend sot është dita e dytë e zisë shtatëditore për viktimat e tragjedisë së Koçanit. Gjatë zisë shtatëditore të shpallur nga Qeveria, flamujt janë në gjysmështizë, anulohen të gjitha aktivitetet muzikore, argëtuese dhe manifestimet në institucionet kulturore, si dhe është përshtatur edhe programi mediatik. Librat e zisë janë hapur në Kuvend, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dhe në ambasadat e Maqedonisë në mbarë botën.

LEXO: Shtatë ditët e ardhshme Maqedonia e Veriut në zi, çfarë nënkupton kjo?
Në zjarrin e ndodhur më 16 mars kanë humbur jetën 59 persona, ndërsa mbi 140 të lënduar janë trajtuar brenda dhe jashtë vendit.

Deri në këto momente 11 persona kanë përfunduar në paraburgim 48 orësh, mbi 20 persona janë të dyshuar, për dyshimet për vepra të rënda penale kundër sigurisë së përgjithshme dhe nxitje e rrezikut të përgjithshëm, informoi dje, më 17 mars, ministri i mbrendshëm Pançe Toshkovski.

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ish drejtori për Menaxhim me kriza, Bekim Maksuti dhe ish sekretarja shtetërore Razmena Çekiç Duroviç.

Sipas hetimeve të deritanishme nga institucionet, diskoteka nuk kishte rrjet hidranti dhe mjaftueshëm aparate PP, përdoreshin materiale piroteknike në mënyrë të paligjshme, nuk kishte as leje pune të ligjshme dhe nuk ishte lidhur asnjë kontratë me shkrim mes organizatorit dhe grupit interpretues.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovskitha se disa nga të dyshuarit për shkaktimin e kësaj ngjarje penale juridike kanë vdekur, disa janë në spital.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Publiku vendos: Edi eliminohet nga shtëpia e BBVK4

Banori Edi Kuçi, nuk është më pjesë e Big Brother VIP Kosova 4. Kështu vendosën shikuesit të cilët votuan që me 65 përqind të votave...

Si u kap Maduro: Nga bastisja në dhomën e gjumit te nxjerrja me helikopter, operacioni që zgjati 46 sekonda

Operacioni sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, i quajtur “Maduro Out”, ka nisur që në verën e kaluar, kur Donald Trump...

Demiri: Do t’ia gjejmë punës njeriun, e jo njeriut punën

Vrapçisht, 5 janar – Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Vrapçishtit, Zulhajrat Demiri, vazhdon me shpalosjen e programit të tij parazgjedhor, duke...

Vuçiq: Aleance të re ushtarake midis Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës e drejtuar kundër popullit serb

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq deklaroi se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon, megjithëse, siç tha ai, një...

Fuqi blerëse reale- çfarë mund të blini sot me 1.000 denarë

Një mijë denarë kanë pushuar së qeni një "kartëmonedhë e sigurt". Diku midis arkës në supermarket dhe numrit në faturën fiskale, njerëzit sot kanë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu