Vazhdon numri i lartë i të sëmurëve me grip në Maqedoni

Është shënuar sërish rritje e numrit të të infektuarve me grip në Maqedoninë e Veriut, sipas të dhënave nga raporti i fundit i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Në tri njësi raportuese të cilat kanë raportuar raste gjatë kësaj jave, është regjistruar aktivitet shumë i lartë i virusit të gripit.

“Gjatë javës së katërt të vitit 2024, nga data 22 deri më 28 janar, janë raportuar 1834 raste të raportimeve në grup për personat që vuajnë nga sëmundje të ngjashme me gripin, 9,5 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar. Numri i të regjistruarve këtë javë, krahasuar me javën e katërt të sezonit të kaluar, është rritur për 2.1 herë”, thuhet në raportin e ISHP-së.
Gjatë javës së katërt, në laboratorin virologjik të ISHP-së kanë mbërritur 67 materiale nga kontrolli rutinë për analiza laboratorike, të testuara paralelisht për gripin dhe Covid-19 (SARS-CoV-2).

Sa i përket moshës, 982 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 342 janë fëmijë nga mosha deri në katër vjeç, 256 janë fëmijë nga mosha pesë deri në 14 vjeç dhe 254 raste janë regjistruar te personat mbi 65 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët nën moshën katër vjeç.
Të sëmurë janë raportuar nga 27 vende, në Shkup 238, Manastir 196, Kavadar 184, ndërsa në pjesën tjetër numri i rasteve të raportuara është më i vogël ose i barabartë me 150, tregojnë të dhënat.

Në sezonin 2023/2024, numri i përgjithshëm i rasteve me sëmundje të ngjashme me gripin është 7009, sipas të dhënave të Institutit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

E punëson djalin e tij, Rushiti: Është paguar me honorar minimal, më pak se përkthyesit tjerë

Kam marrë informacione nga disa prej jush se në këto ditë ka qarkulluar një lajm i bujshëm në disa faqe të panjohura, sipas të...

MEXHITI NGA GAZI BABA: PO NDËRTOJMË NJË TË ARDHME MË TË MIRË, PËR ÇDO LAGJE DHE ÇDO QYTETAR!

Shkup, 17 gusht – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Çairit, Izet Mexhiti ka vizituar sot rrugën 210 në lagjen e Gazi Babës...

Latif Arifi – gazetari linçues, ironia e lirisë së medias në Maqedoninë e Veriut

Në politikën shqiptare të Maqedonisë së Veriut, përçarja nuk është turp, por trampolinë. Dhe askush nuk e ka treguar këtë më mirë se Latif...

Sulmohet kandidati për Strugën, Robert Mileski: “Më shuan cigare në fytyrë”

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Strugë, ku kandidati i pavarur për kryetar komune, Robert Mileski, ka deklaruar se është sulmuar fizikisht...

Shkallon Fatmiri i Mickos!

Nga: Medai Shaholli Në tubimin e parë të mbrëmshëm para kërçovarëve si kandidat për kryekomunar, Fatziu i Kërçovës ( Fatmir Limani) si i përzgjedhur i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu