Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë!

Deri më 12 shkurt targat e veturave duhet të ndryshojnë në “NMK”, afishet do të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë

Në dhjetor të vitit të kaluar, Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së ka lidhur kontratë për blerjen e targave të reja të regjistrimit dhe afisheve për regjistrimet në të cilat marka “MK” do të zëvendësohet me “NMK”.

Kontrata është lidhur me kompaninë “Kvantum dooel Skopje”, kurse prodhuesi i pllakave është kompania gjermane “EHA Hoffman”.

Nga MPB thonë se sipas Marrëveshjes Kornizë për prokurimin e targave të regjistrimit, është lidhur një marrëveshje porosie me operatorin ekonomik të përzgjedhur, për të cilin janë duke ecur afatet ligjore për dorëzimin e afisheve.

“Sipas vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çmimet e formularëve të nxjerrë nga Ministria e Punëve të Brendshme, të publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nr. 2 nga 03.01.2024, çmimet e afisheve do të variojnë nga 30 deri në 50 denarë”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

Qytetarët duhet të ndërrojnë targat e tyre më së voni deri më 12 shkurt dhe të kenë shënimin “NMK” në vend të “MK” të mëparshme, obligim që rrjedh nga Marrëveshja e Prespës.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e Prokurorisë, përcaktohet paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorët e Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje...

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Sipas raportimit nga agjencitë e ndryshme sizmike, tërmeti ka goditur pranë Teheranit, në pjesën veri-qendrore të Republikës Islamike Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2...

“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

📈 Portali in7.tv Shënon Rekord: 13.4 Milion Shikime në 7 ditë si dhe 100.000 Ndjekës në Facebook!

Portali informativ in7.tv po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook. Sipas statistikave të fundit për 7 ditët e fundit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu