Garë e nxehtë në VLEN për Komunën e Sarajit

Në vjeshtë Maqedonia e Veriut shkon në zgjedhje lokale, ndërsa partitë politike po intensifikojnë punën për planet, që do t’u mundësojnë fitore në sa më shumë komuna, shkruan TV21. E ashpër do të jetë gara edhe për Sarajin, komunë që numëron 38.399 banorë. Burime të TV21 brenda koalicionit VLEN bëjnë të ditur se po shqyrtohen tre figura nga ky koalicion, si kandidat për kryetar të komunës së Sarajit.

Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit si kandidat po e shqyrton Muhamed Elmazin, drejtorin aktual të “NOMAGAS”, ndërkaq, Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, si kandidat po e shqyrton Blerant Ramadanin, sekretarin e përgjegjshëm të ASH-Taravari, si dhe koordinator për Aplikimin e Teknologjive të Reja në Qeveri. Kurse sipas të njëjtave burime, Alternativa e Zeqirija Ibrahimit po e shqyrton si kandidat të mundshëm ministrin aktual të Çështjeve Europiane, Orhan Murtezani.

Pretendent për t’u kandiduar në Saraj, është paraqitur edhe Hasim Murtezani nga Lëvizja Besa.

TV21 mëson se VLEN ende është në fazë të negociatave, nëse në zgjedhjet lokale do të garojnë veçmas si parti, apo si koalicion. Mësohet se Taravari insiston se në rrethin e parë, katër partitë të garojnë veçmas, ndërsa në rrethin e dytë të bashkojnë forcat si koalicion. Nga ana tjetër, Lëvizja Demokratike, Alternativa dhe Lëvizja Besa, insistojnë që të garojnë si koalicion që në rrethin e parë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Princi i Kurorës Pahlavi Reza bën thirrje zyrtarëve iranian të dezertoj dhe të bashkohen me të

Princi i Kurorës Pahlavi Reza njofton se zyrtarët iranianë të sigurisë që duan të dezertojnë dhe t'i bashkohen revolucionit po e kontaktojnë. Sot, ai po...

Trump: Rusia po përmend bombënbërthamoren si të ishte bisedë kafeneje – Kjo është çmenduri!

Trump reagon ndaj deklaratave të Medvedev: “Fjala ‘bërthamore’ nuk duhet përdorur kaq lehtë” Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, ka reaguar ashpër ndaj...

Zelenskyt do i bëhej atentat në Poloni

Gjeneral-lejtnant Vasyl Malyuk, kreu i SBU-së së Ukrainës, detajoi komplotin e dyshuar në një takim të mbyllur me median ukrainase Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ishte...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu